Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Art & Kulture » Monumente kulturore ne qytetin e Lezhes

Monumentet kulturore ne qytetin e Lezhes

Monumentet kulturore ne qytetin e Lezhes

Lezha si qytet kulture përfaqëson diçka shumë të rëndësishme dhe të veçantë ne aspektin historik, arkitektonik dhe kulturor. 

Monumenteve arkeologjike dhe historike, laguna dhe deti përbëjnë një bashkësi të spikatur. Në këtë kuptim, Lezha, është e preferuara e shekujve, një sintezë e veprsës së natyrës e të njerëzve me një vesk të ndritshëm të historisë e artit.

Monumente kulturore ne qytetin e Lezhes

Në portat e Lezhës mund të hysh pa trokitur, dhe duke e njohur fytyrën dhe thelbin e saj, vetëm mund te magjepsesh pambarimisht me monumentet më te rëndësishme te trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar.

Kalate e qytetit

Kalaja e Lezhes (filluar ne shek 4 perfunduar ne vitin 1521) aktualisht nuk ka një guidë të përcaktuar të kalasë. Ngjitja bëhet në këmbë ose makinë, që nga Shehri. Tel. 069 27 89684

Akrolisi, janë gjurmët më të hershme të qytetit të vjetër të gjendura në majën e T’Shëlbyemit (Tyrbes). Filipi i Maqedonisë kur u afrua për ta pushtuar dhe ngriti kokën për ta parë u dëshpërua sepse ishte një qytet praktikisht i papushtueshëm. Arrihet me makinë deri sipër.

Rrënojat e mureve fortifikues të qytetit antik, së bashku me Kalanë, Akrolisin dhe shtëpitë e ndryshme monumentale përbëjnë gjurmët e vzndimësisë së jetës qytetare në Lezhë. Muret shtrihen që nga kalaja deri poshtë në Dri, dhe janë dëshmi e një arkitekture dhe jete qytetare të zhvilluar. Qyteti i vjetër i rrethuar nga këto mure kishte trembëdhjetë porta, çka është e denjë për qytete të mëdha të asaj kohe.

Kalaja e Sapës. Permbi Nenshatë në Zadrimë ngrihet një mal në majën e të cilit gjenden rrënojat e një kishe të vjetër: Kisha e Shë Mhillit, e cila i jep emrin edhe vetë malit. Në këtë mal gjendën edhe rrënoajt e Kalasë së Sapës, qendra e ipeshkëvnisë së Sapës. Mjafton të theksojmë se “Në vitin 1291 vendasit përtërinë qytetin e rrënuar të Savës dhe kërkuan një ipeshkëv të cilin Papa ua dha pas ndërhyrjes së arkipeshkvit të Tivarit dhe Mbretërëshës Elenë”. (Theiner, Mon. Slav, 1, 111), për të treguar se këtu ka shumë ende për tu zbuluar.

Muret e Basanias. Në Pllanë gjenden disa mure të vjetra, gjurmë të një qendre të vjetër të banuar. Historianët supozojnë se këto rrënoja i përkasin Basanias së Vjetër.

Monumente

Obelisku (1968) eshte nje veper monumentale ne qender te qytetit. Relativisht e re, por vendi ideal për një fotografi kujtim nga Lezha. Është në sheshin Besëlidhja, qendra e qytetit.

Vendvarrimi i Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu (1981) hyrja 100 lek personi, 50 lek për studentë, ka guidë turistike, hapur nga ora 08.00- 17.00. Ndodhet në sheshin Gjergj Kastrioti- Skenderbej, të cilit i jep edhe emrin. Njihet më mirë se sa sheshi. Tel. 069 21 47344

Trashëgimi Kulturore

Shtepia e Mlikajve (1910) eshte nje banese tipike qytetare e Lezhes (ka qene ish muzeu i qytetit)

Shtëpia e Zekajve eshtë një shtëpi e ndërtuar në shekujt XVII – XVIII dhe mbart vlera të veçanta arkitekturore. Gjendet në Varosh (Shehër) pas kalasë.

Shtëpia e at Gjergj Fishtës, gjendet në Fishtë të Zadrimës.

Biblioteka e qytetit (2001) te Pallati i Kulturës. Hyrja e lirë. Hapur nga 08.00 deri 16.00. Ndodhet në sheshin Gjergj Kastrioti- Skenderbej. Tel. 0215 224 31

Pallati i Kultures (1983) është një qendër e rëndësishme e jetës kulturore dhe më gjerë të qytetit të Lezhës. Aty gjenden salla e kocerteve, sallat e ekspozitave të ndryshme, etj,. Ndodhet në sheshin Gjergj Kastrioti- Skenderbej.

Objekte Kulti

Kuvendi Franceskan, themeluar nga Shën Francesku i Asizit ne vitin 1220. Është një kishë e vjetër e vendosur në një kodrinë në të dalë të qytetit, me vlera të mëdha kulturore. Shkohet nëpërmjet urës me hekura në lagjen Skenderbej, ose nëpërmjet rrugës kombëtare SH1 Lezhë- Shkodër, km 1. tel. 0215 238 03

Kisha e Shën Eufemisë. Gjendet në një pozicion madhështor në kodrat mbi fushën e Zadrimës. E famshme për statujën e saj të Zojës së Bekueme, dhuratë e një skulptori artizanal të ditëve tona. Shkohet me makinë. Adresa Kallmet, Lezhë.

Vepra arti

Ura e Vjeter (1926) ura me e vjeter e ndertuar mbi lumin Drin. Monument historik dhe inxhinierik. Meriton një foto.

Ura e Shkinës, është një nga urat e vjetra mbi Drin, të ruajtura që nga mesjeta e hershme, kur fisnikët shqiptarë dhe ata të huaj kishin miqësira e hyrje dalje. Gjendet në Piraj të Blinishtit.

Ura e Zogut, në Milot. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress