Komisioni për përzgjedhjen e monumentit të 100-vjetorit të pavaresise se Shqiperise ka përzgjedhur fitues projektin e kosovarit Visar Obrija dhe Gjermanit Kai Roman Kiklas.
Juria ka rënë dakord me votën e qytetarëve, të cilët kanë votuar online dhe drejtpërdrejt monumentin e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise që do t’i ngjajë pak a shumë një libri të hapur.
Monumenti i 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise
Por, përmasat jo fort të mëdha të monumentit te 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise kërkojnë një shesh jo shumë të madh, për gjetjen e të cilit do të ngrihet një tjetër juri.
I pranishëm në mbledhjen e sotme, kryeministri Sali Berisha theksoi se Tirana ka nevojë edhe për një monument të madh, që të ketë shqiponjën si simbol i kombit.
Ndërkohë, në lidhje me monumentin fitues, ministri Aldo Bumçi u shpreh se ai është monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë se Shqiperise dhe jo monumenti i Pavarësisë.
“Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Ajo është e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj.
Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elementë të vizatuar me lazer si Deklarata e Pavarësisë, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore.
Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja”, thuhet në përshkrimin e monumentit fitues. (Lezha.eu)


