Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Na shpetoi Facebook

Na shpetoi Facebook

Na shpetoi Facebook

Kjo nuk është një tjetër kronikë për rrjetin social FB. Prej kohësh përdorimi i kësaj faqeje interneti i ka kaluar përmasat e epidemisë, mirëpo mes gjithë të mirave që ka sjellë, ndihma në hetimin e krimeve është ndër avantazhet më pozitive.

Luan Kondi, gazetar i kronikës së zezë në gazetën “Shqip” na tregon: “Ndihmon për të parë komunikimin e personave që janë të kërkuar nga policia dhe që nuk e dinë se janë në kërkim. Jam i sigurt që edhe policia e përdor rrjetin social.”

Na shpetoi Facebook

Nëse policia e përdor, një gazetar i kronikës së zezë e ka akoma më të nevojshëm, por në cilat rrethana?

“FB i vjen në ndihmë sidomos gazetarëve të kronikës, kryesisht në marrjen e fotove të personave që janë arrestuar”, shprehet Luan Kondi.

Gazmend Janku gjithashtu punon me kronikën e zezë dhe si çdo gazetar skepticizmin e ka shumë të theksuar.

“Nga ana profesionale, FB nuk e vlerësoj sepse nuk mund t’i marrësh si të mirëqëna të gjitha deklaratat apo fjalët e shkruajtura aty”, thotë Janku.

Por askush nuk mund ta mohojë ndihmën.

“Fakti që aty mund të ketë të dhëna për një viktimë, për miqtë e ngushtë të saj, për të afërmit e saj, për personalitetin e saj mund ta ndihmojë padyshim policinë”, shton Janku.

Kolegu Janku mban disa rezerva në përdorimin që një gazetar duhet t’i bëjë rrjetit të famshëm social: “FB mund të përdoret nëse bëhet fjalë për lajmet rozë. Aty ndihmon shumë sepse VIP-at publikojnë vetë, me dëshirën e tyre foto dhe informacione të ndryshme.”

Mirëpo në disa plagosje mes të rinjsh, FB ka qenë dhe zanafilla e konfliktit, çka e ka lehtësuar procesin e hetimit, por nëse vëllai i madh ju vëzhgon, kushëriri FB, bën që të tjerët t’ ju vëzhgojnë më shumë, sidomos policia. (Top-Channel / Lezha.eu)

1 Comment

  1. flavio says:

    facebook eshte me i miri …

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress