Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » U ndan motren, gjendet i masakruar ne Kune

U ndan motren, gjendet i masakruar ne Kune

U ndan motren, gjendet i masakruar ne Kune

U ndan motren, masakrohet nga dy vëllezër 25-vjeçari. Edi Nika, nga fshati Ishull i Lezhes, pasi është goditur me mjete të forta, është lënë i braktisur në një zonë të largët, duke e hedhur atë në mes të ferrave, pa ndjenja dhe të pergjakur.

Lajmin e bëri të ditur dje Policia e Lezhës, e cila vuri në dukje se ka shpallur në kërkim dy autorët e kësaj ngjarjeje, vëllezërit Guxim dhe Aleksander Mhillaj. Mësohet se 25-vjeçari Nika ka hasur në pritën e dy vëllezërve rreth orës 19:30 të së shtunës.

U ndan motren, gjendet i masakruar ne Kune

Sapo ai i është afruar makinës së tyre, ata kanë dalë prej saj duke e goditur në kokë dhe trup me mjete të forta. Pasi ka rënë pa ndjenja në rrugë, vëllezërit, përkatësisht 27 dhe 20 vjeç, e kanë futur atë në automjetin e tyre duke u larguar më pas bashkë me të në drejtim të zonës së Kunes.

Nga hetimet e kryera rezultoi se vëllezërit me origjinë nga Tropoja dhe banues në lagjen “Kodermarlekaj” në Lezhe kanë ndaluar mjetin “Fiat Punto” të bardhë me targa Kosove dhe e kanë goditur më pas sërish 25-vjeçarin. I riu ka mbetur pa ndjenja, nga ku është hedhur në një zonë të mbuluar me ferra dhe shkurre, e cila nuk frekuentohej nga njeri. Sapo ka arritur të marrë vetën, vetë i riu ka njoftuar policinë e Lezhës, e cila ka bërë shoqërimin e tij të menjëhershëm për në spitalin e qytetit.

Pavarësisht plagëve të marra, mjekët pohuan se ai është jashtë rreziku për jetën. Policia ka marrë në pyetej Nikën, duke marrë prej tij dhe dëshminë mbi arsyet e keqtrajtimit. “Po kthehesha në shtëpi, kur vura re makinën e Guxim dhe Aleksandër Mhillit që ishte në mes të rrugës. Vijova rrugën, por sapo iu afrova mjetit, ata dolën nga makinë dhe më qëlluan me sende të forta. Më qëlluan gjatë të gjithë rrugës në makinë, derisa më hodhën në Kune”, është shprehur 25-vjeçari.

Sipas të dhënave nga burime të policisë mësohet se 25-vjeçari ishte divorcuar nga motra e Mhillajve pak kohë më parë dhe duket se kjo ngjarje ka çuar në hakmarrjen nga ana e tyre. Deri tani ky është varianti i Nikës, ndërkohë që pritet që pas ndalimit të dy personave në kërkim të mund të mësohet prej tyre arsyeja e saktë e rrëmbimit për një orë dhe dhunimit të 25-vjeçarit.   r.n

2 persona
janë në kërkim nga ana e Policisë së Lezhës, të akuzuar për dhunimin e
25-vjeçarit Nika. Dy vëllezërit mësohet se e kanë keqtrajtuar të riun pas ndarjes së tij me motrën e tyre (Lezha.eu / Panorama)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress