Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Parlament, Berisha largon me force Bracen

Parlament, Berisha largon me force Bracen

Parlament, Berisha largon me force Bracen

Incident në foltoren e Kuvendit. Kryeministri Sali Berisha shtyn nënkryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, duke mos e lënë atë të mbarojë fjalën e tij për koncesionet e qeverisë, duke përdorur edhe forcën fizike.

Gjithçka ndodhi në seancën e djeshme, përkatësisht gjatë interpelancës së kërkuar nga Braçe për të denoncuar korrupsionin me kontratat koncesionare.

Parlament, Berisha largon me force Bracen

Kreu i Parlamentit, Jozefina Topalli, i kishte ndërprerë fjalën Braçes, me argumentimin se i kishte përfunduar koha e diskutimit, por në mënyrë krejt të papritur, Kryeministri Sali Berisha ngrihet nga vendi i tij në tavolinën ku qëndron kabineti qeveritar dhe i drejtohet foltores ku ndodhej Braçe. Berisha largon me force Bracen.

Në momentin që mbërrin aty, deputeti socialist vazhdonte të fliste pa mikrofon dhe nuk po largohej, por befas shefi i qeverisë e shtyn me bërryl Braçen, duke i thënë “ik largohu”. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, për të shmangur ndonjë incident të mëtejshëm mblodhi dosjet e letrat e tij dhe u largua nga foltorja. I gjithë ky veprim i Kryeministrit shqiptar është shoqëruar me brohoritjen e deputetëve demokratë në sallë. Ndërsa Topalli, gjatë diskutimit të Berishës, nuk veproi në të njëjtën mënyrë si me Braçen, duke e lënë Kryeministrin të fliste gjatë, pavarësisht se i kishte mbaruar koha. Kjo solli dhe reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan që ajo të përdorte të njëjtin standard.

Akuzat e PS-së

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe, gjatë fjalës së tij, akuzoi Kryeministrin se po vjedh pasurinë kombëtare me anë të korrupsionit me kontratat e koncesionit të kromit, arit, naftës dhe linjës të fibrave optike. Duke vijuar më tej interpelancën, Braçe u ndal gjatë në koncesionet në naftë, ku përmendi dy kompani: “Bankers Petrolium” dhe “Stream Oil”, që për shkak të shfrytëzimit ekskluziv të naftës në Shqipëri, kanë rritur kuotimet e tyre në bursë. Kompani, që sipas numrit dy të deputetëve socialistë, nuk kanë paguar tatimin mbi fitimin. “Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kompania “Bankers Petrolium” ka realizuar të ardhura prej 157 milionë dollarësh mbi fushat e naftës që ka në shfrytëzim. Kompania “Stream Oil” ka realizuar vetëm 6.5 milionë dollarë. Çfarë fiton Shqipëria nga këto”, tha Braçe, i cili nxori përpara deputetëve një shkresë të firmosur nga Berisha në kohën kur ishte kryetar i shtetit shqiptar. Berisha largon me force Bracen.

“Ky është dekreti që ky zotëri ka nxjerrë në cilësinë e Presidentit, në vitin 1995, dhe këtu thuhet se tatimi i fitimit mbi këto kompani që operojnë në fushën e naftës është 50%. Po e sfidoj publikisht që të më thotë se sa tatim-fitim ka paguar “Stream Oil” këto vitet e fundit? Sa tatim-fitim i ka paguar “Bankers Petroleum” në këto vitet e fundit? Nëse s’e bën, siç nuk e bëri deri tani, duke i shmangur dhe treguar shqiptarëve ato 100 mijë lekëshat, por u them unë se tatimi ka qenë 0, sepse ky dekret me firmë të tij kur ishte President, nuk zbatohet nga administrata e tij, nuk kontrollohet nga administrata e tij”, është shprehur Braçe. Sipas tij, për çështjet e koncesioneve të minierave janë përfshirë shumë politikanë pranë PD-së. “Kjo është politika juaj me pasuritë kombëtare! Ti u tregove sot shqiptarëve 100 dollarëshat e pensionit, por për vete ke marrë miliona, dollarët e korrupsionit”, deklaroi nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe.

Kryeministri Berisha

Kryeministri Sali Berisha u shpreh se opozita po përpiqet të errësojë procesin e koncesioneve në Shqipëri. “Jeni përpjekur të përbaltni koncesione që shndrijnë në historinë e koncesioneve në Europë dhe në botë. Si asnjëherë tjetër kam firmosur në një hark kohor 2 – 3-vjeçar kontrata për ndërtimin e 220 hidrocentraleve. Krijoni komision dhe i realizoni një nga një. Por i konfrontoni ato me ligjet. Ku janë shkelur. Mos mendoni se lufta për motive politike jep rezultat. Për koncesionet ne kemi zbatuar kontratat e qeverive socialiste”, tha Berisha. Kryeministri nuk u ndal në akuzat konkrete të deputetit Braçe, por mbrojti bilancin ekonomik të qeverisë, rritjen e investimeve të huaja, të eksporteve dhe të të ardhurave të shqiptarëve.

“Bini burive sa të doni që qeveria është problemi, Berisha do pohojë dhe do bëjë gjithçka që t’i japë zgjidhje problemit, se janë këto zgjidhje që do t’i japin Berishës fitore plebishitare. Berisha largon me force Bracen. Sot është votuar në Bundestagun Gjerman në unison, nga të gjithë krahët, që qeveria gjermane të vendosë në ndihmë të vendeve në vështirësi 211 miliardë euro, në fondin e BE. E votoi edhe opozita, sepse do të jetë qeveria morale, kurse ju keni frikë nga vota juaj. Ju nuk votoni ligjet me 3/5 se mendoni se po i bëni nder Sali Berishës, se harroni se ligjet nuk kanë lidhje me qeverinë, por ligjet janë interesi i çdo qytetari”, u shpreh Berisha. (G.Shqip / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress