Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Lifestyle » Perdorimi i kondicionerit gjate veres

perdorimi kondicionerit 150x150 Perdorimi i kondicionerit gjate veres

Perdorimi i kondicionerit gjate veres

Perdorimi i kondicionerit gjate veres me ore te zgjatura i pajisjes së klimës dhe diferenca mes temperaturës brenda dhe jashtë, i bën shumë dëm shëndetit.

Duheni ta keni në mendje se si me perdorimin e pajisjes së kondicionerit duheni të veproni në mënyrë të kujdesshme, ndërsa temperaturën e dëshirueshme duheni ta rregulloni në përputhje me kushtet në mjedis.

Perdorimi i kondicionerit gjate veres

Temperatura ideale e hapësirës së brendshme në parim është 7-8 ºC më e ulët se temperatura e jashtme.

Konkretisht, nëse temperatura e jashtme është 34 gradë, pajisjen e klimës caktojeni të ftohë në temperaturën 26-27 gradë.

Këtë dallim të temperaturës, organizmi njerëzor e përballon mirë. Në të kundërtën, nëse e teproni me temperaturën e hapësirës së brendshme, është i mundshëm shoku i temperaturës gjatë daljes nga hapësira e brendshme në të jashtmen.

Te njerëzit me probleme shëndetësore, duhet të bëhet kujdes i veçantë gjatë rregullimit të temperaturës në hapësirën e brendshme.

Nëse e përdorni pajisjen gjatë orëve të mbrëmjes, ju këshillojmë përfshirjen e operimit të natës (ose të qetë) të pajisjes, kur reduktohet shpejtësia e rotacionit të kompensorit dhe me atë bie niveli i zhurmës dhe shpenzimi i energjisë elektrike. (Lezha.eu)

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2013 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress