Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Permbytjet ne Xhenova, shuhet familja nga Lezha

Permbytjet ne Xhenova, shuhet familja nga Lezha

Permbytjet ne Xhenova, shuhet familja nga Lezha

Qyteti i Xhenovës i gjunjëzuar nga përmbytja e së premtes vazhdon të luftoje me ujin dhe baltën. Eshtë ndaluar krejtësisht qarkullimi me automjete private, shkollat janë të mbyllura dhe po monitorohen me kujdes zonat përreth ku shiu ka vazhduar deri në agim.

Alarmi tani po spostohet ne veri dhe ne qender te vendit ku parashikohen reshje te medha.Eshte shpejt per te vleresuar demet e permbytjes ne Xhenova, nga nje llogaritje fillestare duhet te jene mbi 300 milione euro.

Permbytjet ne Xhenova, shuhet familja nga Lezha

Por humbja me e madhe eshte ajo nje jete njerezish. Të premten uji dhe balta qe brenda pak minutash perfshine qytetin, i moren jeten gjashte personave, tre prej te cileve shqiptare. Nje nene e re, Shpresa Djala 28 vjeç dhe dy vajzat e saj Janisa dhe Gioia, nje dhe tete vjeç u nxorren pa jete nga hyrja e nje pallati ku ishin strehuar.

Kryefamiljari Flamur Djala, prej 15 vjetesh me banim ne Itali ku ka nje firme ndertimi, eshte ende ne gjendje traume. Ne menyre tragjike ai mesoi fatin e familjes se tij. Ndersa punohej ethshem me shpresen e shpetimit te gruas dhe te dy vogelusheve, njeri prej punonjesve te forcave te shpetimit i pati dhene Flamurit trupin pa jete te nje femije, pa ditur si ai ishte babai i vogelushes se mbytur. Viktimat shqiptare do te prehen ne Shqiperi ku do te çohen pasi te jepet autorizimi i prokurorise. (Lezha.eu)

Video Permbytje ne Xhenova

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress