Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Peshku dhe arrat zgjasin jeten

Peshku dhe arrat zgjasin jeten

Peshku dhe arrat zgjasin jeten

Doni të jetoni më gjatë? Konsumoni sa më pak mish të kuq, pasi prania e shpeshtë e këtij produkti në tryezat tona rrit rrezikun e vdekshmërisë, sidomos nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Anasjellas, konsumimi sa më i shpeshtë i mishit të bardhë dhe peshkut e redukton në maksimum mundësinë për të vdekur. 9,3% dhe 7,6% e vdekjeve, respektivisht te meshkujt dhe femrat do të mund të evitoheshin duke reduktuar në sasi të caktuara konsumimin e mishit të kuq gjatë një dite.

Peshku dhe arrat zgjasin jeten

Këtë e vërteton një studim i fundit i botuar në revistën “Archives of Internal Medicine”, në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit, Boston.

Në të shkuarën, studime të ndryshme kishin vërtetuar se një dietë e pasur me mish të kuq e rrit mundësinë e vdekjes nga tumoret. Ekspertët përfshnë në një eksperiment 37.698 meshkuj dhe 83.644 femra, duke i ndjekur gjatë jetës së tyre për 28 vjet. Gjatë kësaj kohe u regjistruan 23.926 vdekje. Nga këto, 5.910 për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare dhe 9.464 nga kanceri.

Përmes përllogaritjeve, studiuesit përcaktuan se vdekshmëria rritet mesatarisht me 12 % për çdo racion më tepër mishi të kuq të konsumuar, 13% nga konsumimi i mishit të pakontrolluar dhe 20% nga konsumimi i mishit të përpunuar në mënyrë industriale (p.sh, mishi i konservuar në kuti).

Duke e zëvendësuar një racion mish të kuq me një racion peshk, mish shpendësh, fruta të thata si p.sh arra, perime ose drithëra zvogëlohet shkalla e vdekshmërisë: me 7% për peshkun, 15% për mishin e shpendëve, me 19% për frutat e thata etj.

Studiuesit dolën në përfundium se 9,3% dhe 7,6% e vdekjeve në total, respektivisht për meshkujt dhe femrat të cilat u dokumentuan gjatë periudhës së monitorimit të studimit të mësipërm, mund të ishin shmangur nëse pjesëmarrësit në të do të kishin konsumuar 0,5 racione mish të kuq më pak përditrë. Pra, një sakrificë e vogël për të hequr dorë nga bifteku që e pëlqeni aq shumë, por që në fund vlen sa gjithë jeta juaj. (Gazeta Shqip / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress