Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Plagosja e kryetarit te komunes, pezullohen policet e burgut

Plagosja e kryetarit te komunes, pezullohen policet e Lezhes

Plagosja e kryetarit te komunes, pezullohen policet e Lezhes

Ministria e Drejtësisë ka pezulluar Drejtorin e Burgut të Shënkollit në Lezhë, ndërsa një ditë më parë ishin pezulluar edhe shtatë gardianë.

Shkak eshte bere ngjarja e tentatives se vrasjes dhe plagosjes se rende te shtetasit Kleves Muja.

Plagosja e kryetarit te komunes, pezullohen policet e burgut

Kryetari i komunes Rrethina ne Shkoder Kleves Muja ishte arrestuar sepse kerkohej nga Interpoli Roma me akuzen e trafikut te droges.

Ai mbahej ne burgun e Shenkollit ne pritje te daljes para gjykates per ekstradim ose jo por gjate qendrimit ne nje dhome me shtetasin Xheladin Kruja, 33 vjec eshte qelluar nga ky i fundit me nje mjet te mprehte.

Policia nuk ben te ditur shkakun qe coi ne kete ngjarje, nderkohe qe i plagosuri eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.

Kleves Muja u arrestua me 1 qershor dhe policia e shtetit beri te ditur se ai u arrestua sepse kerkohej prej dy vjetesh nga shteti italian. (Top Channel / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress