Shqiptaret preferojne shume vendet jashte shtetit per te kaluar pushimet e tyre me familjet apo shoqerine ne plazhet me te bukurat te botes.
Sipas statistikave disa nga vendet turistike me te preferuara nga shqiptaret per te kaluar pushimet jashte vendit, agjensive turistike shqiptare ofrojne cmime dhe oferta te arsyeshme.
Plazhet me te preferuara nga shqiptaret per pushime jashte shtetit
Greqi, Santorini, mundësia për të bërë pushimet e ëndrrave
Santorini mund të jete emri më i lakmuar për miliona pushues anembanë botës, pasi dihet që është ishulli më i bukur në botë. Deti i mahnitshëm, arkitektura e gjitha e bardhë, jeta e natës dhe shumë bukuri të tjera e kanë bërë Santorinin ishullin më të kërkuar për pushuesit. Ndoshta këto të dhëna të krijojnë idenë e një vendi që nuk mund të shkohet për shkak të kostos, por ajo që ofrojnë disa nga kompanitë e udhëtimit në Shqipëri, është një ofertë shumë e mirë për pushuesit shqiptarë. Nga 500-1000 euro mund të shijoni pushimet më të bukura në një nga vendet më të bukura. Çmimet në ishullin grek këtë vit nuk pritet të jenë shumë të larta, kjo edhe për shkak të krizës greke që ka goditur jo pak edhe sektorët e ekonomisë. Greqia, përveç Santorinit, ofron mundësi edhe në ishullin tjetër, atë të Korfuzit, vetëm pak kilometra larg Sarandës, ku me të njëjtin çmim mund të kalohet 1 javë e mrekullueshme.
Plazhet turke mbeten më të favorizuara për shqiptarët
Turqia, ashtu si në çdo vit, vazhdon të jetë preferenca e parë për pushimet jashtë vendit. Sipas të dhënave të agjencive të huaja, deri tani rreth 35% e prenotimeve nga shqiptarët janë bërë për në Turqi. Plazhet turke dallohen për veçantinë e tyre. Më shumë sesa plazhet shqiptarët i joshin edhe çmimet jo shumë të shtrenjta për në Turqi. Vendi i preferuar mbetet Antalia, e cila ofron një ambient të mrekullueshëm për familjarët, por për të rinjtë preferohen më shumë ishujt e vegjël si Kekovas dhe qytetet e vogla, që përveç detit, ofrojnë dhe një jetë nate të larmishme. Çmimet në Turqi variojnë sipas ditëve që prenotohen. Përgjithësisht një javë në Turqi shkon rreth 1000 euro për një çift dhe 1500 euro për një familje.
Trieste, Itali, plazh, argëtim dhe jetë nate
Triestja mund të mos jetë një vend shumë i dëgjuar për pushuesit shqiptarë, por ky vend ofron ndër mundësitë më të mira për t’u argëtuar kundrejt një kostoje jo shumë të lartë. Për të pushuar në Trieste, për një çift, disa kompani udhëtimi kanë vendosur si çmim 300-450 euro, ndërsa për një familje rreth 700 euro. Me resortet të mrekullueshme dhe me plazhin shumë afër mund të shijohen ujërat blu të Adriatikut. Triestja është një vend si për të rinj, por dhe për familjarë, pasi ofron çdo mundësi për të kaluar pushime të veçanta.
Dubrovnik, Kroaci, qyteti që i ngjan Venecias
“Ofertat për në qytetin kroat nuk mungojnë dhe çmimet variojnë nga 700-1000 euro për çiftet dhe 800-1200 euro për familjet. “Dubrovniku konsiderohet si Venecia në miniaturë, i cili ofron një turizëm si kulturor ashtu dhe veror, gjithashtu Dubrovniku cilësohet si një nga perlat e Adriatikut. Në kohë të vjetra,ndryshe i quajtur Raguzë, ka qenë gjithmonë urë komunikimi për Evropën. Qyteti është pjesë e Trashëgimive Kulturore të UNESCO-s”, – citojnë agjencitë turistike për Dubrovnikun.
Andaluzi, Spanjë, plazhet më të bukura të Evropës
Andaluzia është një nga vendet që ofron shumë bukuri në vetvete ku dallohet për plazhin e pastër, rërën e bardhë dhe ambientin piktoresk që janë dhe veçori të rralla për të. Çmimet për në Spanjë janë pak më “të kripura”, por gjithsesi vlejnë për atë që ofrojnë. Nga 1000-1500 euro mund të kalohet një javë përrallore në plazhet spanjolle.
10 plazhet më të bukura sipas agjencive të huaja
1-Barbados, Karaibe
2-Seychelles, Australi
3-Oahu, Havai
4-Martinika, Karaibe
5-Guadalupe, Kaliforni
6-Bahamas, Oqeani Atlantik
7-Formentera, Spanjë
8-Maya Beach, Tajlandë
9- Quintana Roo, Meksikë
10-Bora-Bora, Oqeani Paqësor
8 ishujt më të bukur në botë sipas “Formers”
1-Usedom Gjermani dhe Poloni
2-Bora-Bora, Oqeani Paqësor
3-Ishulli ‘Prince Edward’, Kanada
4-Gorgona, Kolumbi
5-Malta
6-Lamu, Kenia
7-”Grande del Tierra del Fuego”, Argjentinë
8- Mauritius, Afrikë (Lezha.eu)


