Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Presidenti, Fatos Nano takon kryeministrin Berisha

Presidenti, Fatos Nano takon kryeministrin Berisha

Presidenti, Fatos Nano takon kryeministrin Berisha

Ish-lideri i socialist Fatos Nano nuk ka marrë mbështetjen e kryeministrit Berisha për ambicien e tij për postin e presidentit të vendit.

Qëndrimi zyrtar është bërë i njohur pas takimit të shumëpritur që zoti Nano zhvilloi me kryeministrin Berisha rreth orës 14:30 në selinë e Kryeministrisë.

Presidenti, Fatos Nano takon kryeministrin Berisha

Vetë zoti Nano nuk dha asnjë deklaratë për mediat pas takimit, ndërsa në njoftimin për shtyp të Kryemistrisë thuhet se Berisha “mbështet dhe do të mbështesë një personalitet të Partisë Demokratike për postin e Presidentit të Republikës.”

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, “në këtë takim, ish-kryeministri Fatos Nano, i parashtroi kryeministrit Berisha kërkesën për të mbështetur kandidaturën e tij në postin e Presidentit të Republikës, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi në kuadrin Kushtetues do të ishte i dobishëm për vendin dhe objektivat e tij, si dhe duke evokuar disa nga marrëveshjet e arritura në të shkuarën në zgjidhje të sfidave të vendit.”

Kryeministri Berisha e garantoi zotin Nano se ai personalisht dhe si kryeministër vlerëson të gjitha marrëveshjet e arritura së bashku në të shkuarën në interesin më të mirë të vendit dhe kontributin e këtyre marrëveshjeve në zgjidhjen e sfidave e problematikave.”- thuhet në njoftim.

Kryeministri Berisha theksoi se pas kthimit nga Samiti i Chikagos ai do të hapë negociatat me aleatët e tij, pa përjashtuar edhe faktorë të tjerë, i bindur se mazhoranca aktuale i ka të gjitha mundësitë për t’i dhënë vendit Presidentin e ardhshëm të Republikës.

Për ish-kryeministrin Nano ky është takimi përmbyllës me krerët e partive parlamentare, që është cilësuar si mjaft i rëndësishëm edhe nga vetë ai.

Fatos Nano ka shpallur së fundmi, kandidaturën e tij për të qenë kreu i ri i shtetit, ndërsa prej javësh ka nisur takimet për të marrë mbështetjen e të gjitha palëve politike.

Ai ka takuar deri më tani kreun e PS-së Edi Rama, kreun e LSI-së Ilir Meta, Vangjel Dulen e PBDNJ-së, Shpëtim Idrizin e PDIU-së si dhe kreun e republikanëve Fatmir Mediun. Nano gjithashtu është takuar edhe me Ambasadorin e SHBA-ve për t’i kërkuar atij mbështetjen që të jetë i zgjedhuri, me konsensusin e të gjitha palëve. (BalkanWeb / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress