Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Aktualitet » Presidenti Topi: rikandidoj nese zgjidhem nga populli

bamir topi rikandidoj 300x283 Presidenti Topi: rikandidoj nese zgjidhem nga populli

Presidenti Topi: rikandidoj nese zgjidhem nga populli

Rikthehet debati mes dy institucioneve më të larta në vend, presidencës dhe kryeminsitrisë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha kanë shkëmbyer replika për së largu.

Duket se debatin e shuar e ka rizgjuar shefi i qeverisë, i cili në një intervistë të dhënë mbrëmë në media akuzoi kreun e shtetit se ka kthyer presdiencën në ‘partickë’ duke ndërmarrë një sërë vepirmesh që binin në kundërshtim dhe ishin të papajtueshme me partinë.

Presidenti Topi: rikandidoj nese zgjidhem nga populli

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i presidentit Topi, i cili nga qyteti i Durrësit është shoprehur i vendosur për të respektuar Kushtetutën e vendit. “

“Presidenca nuk është një apendiks politik. Pavarësisht nga sa thuhet unë jam e do të jem në detyrën time kushtetuese deri në minutën e fundit. Presidenti ushtron detyrën e tij dhe nuk jam aspak pjesë e ndonjë partie. Ju mos merrni e perifrazoni vullnetet e të tjerëve, ata që kanë frikë për të ardhmen eshtë e tyre, nuk kam faj unë nëse kthehem në obsesion të të tjerëve”,- theksoi Presidenti Topi.

Sa i takon debatit për president, Topi deklaroi se do të sfidojë këdo nëse do të ketë garë për president nga populli.

“Unë e kam thënë që nuk do të rikandidoj. Vetëm nëse do të ketë ndryshime kushtetuese, që zor se do të ndodhin, pasi politikanët i druhen verdiktit popullor, une do jem në garë”- theksoi presidenti Topi.

Kreu i shtetit Bamir Topi ka vizituar sot qytetin e Kavajës dhe të Durrësit, ku ka zhvilluar takime me krerët vendorë. (Balkanweb / Lezha.eu)

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2013 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress