Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Art & Kulture » Projekti kulturor: Vagabond Art Center

Projekti kulturor: Vagabond Art Center

Projekti kulturor: Vagabond Art Center

Projekti “Vagabong Art Center” eshte një qender arti e cila nuk ka një vendodhje fikse. Nuk gjindet brenda një ndërtese, por leviz mbi një Kamion nga njëri vend në tjetrin.

Një strukturë lëvizëse e cila shndërrohet në një mjet me anë të cilit prezantohen tek njerezit Ekspozita, Projektime, Mini-Librari e “Tryezë” për Diskutime.

Projekti kulturor: Vagabond Art Center

Krijuesja e ketij projekti eshte Ardita Gjeci, studente ne Milano, Itali. Me projektin Vagabond Art Center po merr pjese ne konkursin per burse studimi te Bankes UniCredit, ne Itali. Konkursi kerkon prezantimin nepermjet narratives te nje projekti udhetimi imagjinar i lidhur me fushen e studimit te deshiruar.

Si mund të mbështesësh projektin?

VOTIMI :

Mund të votojnë ata që janë rezident në Itali, duke u regjistruar në faqen e internetit (Iscriviti) e duke futur të dhënat e kërkuara. Me pas do t’iu dërgohet një mesazh konfirmimi në e-mailin tuaj.
Ju mund të votoni projektin VagabondArtCenter me sistemin e 5 yjeve që ndodhet poshtë fotografisë së profilit në anë të djathtë. (Sipas udhëzimeve : për të votuar maksimumin 5 yje, duhet të klikoni direkt në yllin e fundit.)

Per te shikuar projektin Kliko Ketu

Kush nuk është rezident në Itali mund të votoje gjithësesi, por në mënyrë indirekte. Duke shpërndarë linkun e projektit (Share/Condividi) në FBOOK , TWITTER, në Blogjet apo Forume.
Çdo link që ju postoni, nëse klikohet nga miqtë tuaj vlen 1 votë.
Dmth : 1 Link i postuar + Nëse klikohet = 1 votë. (kjo do të thotë që vota nuk është çdo klik që i bëhet atij linku, ndaj kjo detyron që të postohen sa më shumë Links).

Data e fundit për votime : 12 Korrik.

Si zgjidhen fituesit dhe çmimet.
Tre janë çmimet e para të cilat shkojnë për pagesen e një Masteri apo Kursi Specializimi. Ndërsa 15 të parët fitojnë nga një Netbook Acer.

Përzgjedhja është e tillë :
30% e vleresimit vjen nga Juria e Cilësisë. Ajo merr parasysh vetëm projektet që nëpërmjet votimeve kanë hyrë në 20-shen më të mirë.
70% e vlerësimit vjen nga VOTAT dhe nga LINKS të postuara në web nga të gjithë.

Fatkeqësisht duke qënë se projekti është detyrimisht në Italisht, kërkoj ndjesë atyre të cilët kanë vështirësi në leximin e tij.  (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress