Opozita do të protestojë sot në orën 16:00 në bulevardin “Deshmoret e Kombit”, para selisë së Kryeministrisë paqësisht por vendosmërisht për largimin e kryeministrit Sali Berisha dhe zgjedhjeve të reja të lira e të ndershme.
Protesta e Opozitet 18 shkurt Live
“Gazeta Shqiptare”,duke iu referuar burimeve nga PS-ja shkruan sot se është zgjedhur pikërisht ora 16:00, këtë herë, në simbolikë të vrasjes pesë javë më parë të 4 viktimave të demonstratës së 21 janarit.
ITENERARI I PROTESTES SOT
Partia Socialiste bën të ditur itinerarin e protestës së sotme e cila do të nisë në 4 pikat qëndrore të Tiarnes dhe do të kulmojë në bulevardin “Deshmoret e Kombit” para godinës së kryeministrisë. PS informon se në orën 15.30 protestuesit e ardhur nga qytete dhe fshatra të tjerë do të nisin grumbullimin në Zogun e Zi, Stacioni i trenit, Fakulteti Filologjik dhe 21 dhjetori dhe më pas do të nisë marshimi drejt kryeministrisë.
Konkretisht protestuesit nga Zogu i Zi do të marshojmë ne rrugën e Durresit , Nga Stacioni i treni do të marshohet në bulevardin “ Zogu I”. Protestuesit para Fakultetit Filologjik do të marshojnë në rrugën e Elbasanit dhe ata që do të grumbullohen te 21 dhjetori do të marshojnë drejt rrugës së Kavajës.
“Këto marshime do të bashkohen në sheshin “Skënderbej”, për të vazhduar më pas në bulevardin “ Dëshmorët e Kombit”. Pika e përfundimit të marshimit do të jetë para kryeministrisë, ku do të mbahen dhe fjalimet përkatëse.
Është menduar që një podium i madh të ngrihet para Kryeministrisë nga ku do të mbajnë fjalën qytetarë të plagosur në 21 janar, të rinj të rrahur nga policia, familjarë të 4 viktimave.
Ndërkohë Fjalimi përmbyllës do të jetë i kryetarit të PS, Edi Rama, në emër të Opozitës së Bashkuar.
Gazeta Shqiptare shkruan vetë PS-ja ka marrë masa që mbarëvajtjen e protestës ta sigurojë me mbështetës të saj, të cilët do të vendosen anash bulevardit për të bërë ndarjen e turmës së njerëzve nga ata që do të tentojnë t’i afrohen për qëllime provokimi.
RAMA: NE SHESH KUNDER KUSARISE
Kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi dje, një ditë para protestës se “nesër (sot), në orën 16 ne do të jemi në bulevard me këdo që dëshiron të demonstrojë paqësisht, por vendosmërisht për largimin e Saliut dhe për zgjedhje të reja, të lira e të ndershme”. “Do të jemi në bulevard për këdo që sot nuk e shtyn dot më jetën e përditshme për shkak të vuajtjeve e vështirësive të pafundme që regjimi vrastar i kusarisë shton përditë mbi kurrizin e shqiptarëve të zakonshëm”, – nënvizoi Rama. Ai tha se shqiptarët do të protestojnë për çmimet e ushqimit të përditshëm, të cilat rriten vazhdimisht, por edhe për ata të papunë e për 1280 pasuritë që po i vjedh qeveria. “Nesër, (sot), në 4, në bulevard me këdo e për këdo që sot nuk e sheh dot më si të veten këtë qeveri përgjegjëse për katër vrasjet makabre dhe për të gjitha plagosjet me armë zjarri në mes të Tiranës, të cilat u shkrepën mbi popullin nga regjimi i kusarisë që vrau për të vazhduar të vjedhë”. Rama tha se sot do të protestohet “për këdo që nuk e pranon më padrejtësinë si normë dhe drejtësinë si një aspiratë të parealizueshme, as kur vriten njerëz, 4 demonstrues si në 21 janar, 26 skllevër si në Gerdec, një deputet si para zgjedhjeve të shkuara, një kryekomunar si pak kohë më parë”. (BalkanWeb / Lezha.eu)
SHIKO PROTESTEN LIVE DUKE KLIKUAR KETU


