Përfaqësues të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgiminë Kulturorë, studiues dhe arkeologë, kanë protestuar në kalanë e Lezhës me qëllim që të tërhiqet vëmendja rreth absurditetit të projektit për ndërtimin e moteleve brenda territorit të Kalasë.
Studiuesi Artan Lame, e quajti ndërtimin e moteleve në kalanë e Lezhës marrëzinë e radhës. Ai u shpreh se nuk mund të ngrihen struktura dhe volume të reja që nuk kanë ekzistuar pasi në këtë mënyre kalaja humbet identitetin e saj.
Proteste kunder privatizimit te Kalase se Lezhes
Ndërsa Bashkia e Lezhës Viktor Tushaj dhe qeveria shqiptare e kanë cilësuar si një model zhvillimi, dhënien më koncesion të kalasë së Lezhës, arkitekti Artan Shkreli tha se nesë kryebashkiaku i Lezhës mendon që lokalet dhe motelizimi i kalasë sjell zhvillim, ai nuk meriton të votohet. Ai i kërkoi që kryebashkiakut Tushaj të shmangë ndërtimet pa leje brenda zonës arkeologjike dhe jo më të bëhet iniciator i dhënies me qira të këtij objekti të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore.
Studiuesi, Lorenc Bejko, e cilësoi kalanë e Lezhës si një ndër vendet më përfaqësuese të antikitetit. “Gjendja rrënoje e këtyre strukturave është një nga elementët që e bën sitin arkeologjik të Lezhës shumë të vizitueshëm” tha ai duke theksuar se ndërtimi i këtyre infrastrukturave në kala shkel ligjin e Trashëgimisë Kulturore. Lorenc Bejko ka denoncuar dhe me perpara kete masaker qe do ti behet kalase se Lezhes.
Ambientalisti dhe studiuesi Xhemal Mato tha se kjo nuk është një ndërhyrje thjesht në kështjellë por një ndërhyrje në një park arkeologjik.
Sipas përfaqësuesve të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgiminë Kulturorë, mësohet se në projektin e paraqitur për investimet private në kalanë mesjetare të Lezhës është parashikuar ndërtimi i 6 godinave mbi muret e vjetra mesjetare, madje edhe një motel dhe një pishinë. Ndaj ka reaguar shoqëria civile pasi kjo është si një anomali dhe kjo nisëm për dhënien me koncesion duhet bllokuar.
Kjo protestë sensibilizuese nga aktivistët në mbrojtje të trashëgimisë në kalanë e Lezhës, është një apel për situatën alarmante të trashëgimisë kulturorë në këtë vit jubilar të 100-vjetorit. (Shekulli / Lezha.eu)



Kjo eshte nje pseudoproteste e nje grupi hajdutesh;
-Artan Shkreli (ish drejtor i Institutit te Monumenteve) ka firmosur kthimin e kalase se Lekursit ne Sarande ne nje klub nate e restorant, ndersa kalane e Petreles ne nje vend ku eshte ndertuar nje kotec pulash etj.
-Auron Tare germoi ne menyre klandestine mozaikun e Teqes së Melanit në vitin 2008, dhe pasi e vodhi, e braktisi dhe e la ne meshire te fatit.!
-Artan Lame(ish z/minister i ndertimit)eshte pergjegjesi kryesor i shkaterrimit te plazhit te Golemit.
-Lorenc Bejko “profesori” eshte ai qe germoi tumen e Kamenices ne Korce dhe e privatizoi. etj etj.
Si nuk u kujtuan keta zoterinje qe te ngjiten deri ne Akrolis(10 mij vjeçar) e te protestojne per shkaterrimin e tij,jo me projekte por me dinamit?!
Ata po presin qe te vijne dhe nje here ne pushtet e tu vejne kazmen monumenteve e dhe nje here nga e para.
“Ambientalisti dhe studiuesi” Xhemal Mato eshte ai qe ka ndertuar ne menyre ta paligjshme disa vila druri perballe kalase se Ali Pashes ne Porto Palermo dhe e ka perçudnuar ate zone.
Pershendetje, pergezoj forumin per mbrojtjen e trashegimise kulturore te cilen po ngrejne zerin ndaj shkaterrimit te kalase se qytetit te Lezhes. Uroj qe kjo mos te ndodh dhe i lutem te gjithe atyre qe kjo trashegimi qindra vjecare te mos betonizohet per perfitime ekonomike. Shpresoj qe kryetari Viktor tushaj e me shoke te mos ta bej nje gje te tille sic po ben me qytetin e lezhes. sa per komentuesit me lart, nuk i intereson kujt se kush jane apo kush kan qene, po kjo Cause per te cilen kane dale eshte shume e drejte. flm
Une e kam pare ne IMK projektin e kalase se Lezhes.
Ata zoterinjte qe protestojne,ose nuk e kane pare fare projektin, ose dizinformojne qellimisht publikun.
Ajo qe ata prezantuan ne kala,nuk eshte projekti i miratuar nga Keshilli Kombetar i Restaurimeve. Kalaja do te kete muzeun arkeologjik te Shtetit te Arberit. Per ata zoterinjte çdo gje qe behet sot eshte kriminale dhe e papranueshme, ndersa per ato idiotesite qe ata kane bere, kur ishin ne pushtet, ne duhet ti pranojme si zgjidhje te perkryera.
Keshilli Kombetar i Restaurimeve eshte i perber nga personalitete te kesaj fushe dhe duhet te kemi besim ne te,njekohesisht te shohim projektin ne kompleks dhe ne detaje.
Por kjo nuk po ndodh sepse ata zoterinjte jane te tmerruar nga kontrasti i ketij projekti integral me mejhanet qe ata kane bere me pare ne kalate e tjera.
M.Sh.
ndjej keqardhje per nje pjese te shoqerise shqiptare qe nuk e kan haberin cfare jane ne teresi monumentet kulturore, mendojne vetem shkaterrimin dhe degradim e historise kombetare, humbjen e identitetit dhe vlerave kulturore. mungesa e kultures ne nje pjese te mire te shoqerise sjell reagime nga me te ndyshmet si ju me lart.
Duhet te kemi me shume besim tek ata qe jane caktuar per keto pune ne Keshillin Kombetar te Restaurimeve dhe te mos bejme te gjithe ekspertin per çdo gje. Nuk ka te çmendur atje qe mund te bejne gjera te tilla. Une personalisht kam besim tek zoti Bumçi i cili ka nje ndjenje te veçante per Lezhen. Jam optimiste se do te behet me e mira. Ajo qe me shqeteson me shume eshte ne se do te kete atje nje muze arkeologjik te shtetit te arberit siç po thuhet apo vetem restorant siç eshte ne Petrele ?! Ne se po, kjo me ben entuziaste .Kisha deshire ta shihja ate projekt.
Dori lexo ligjin per trashegimin kulturore dhe pastaj komento per rastin meqe ke kaq shum besim tek personat e caktuar per kete pune.
Une kam besim tek te zgjedhurit gjithmone, sa do qe te keqinj te jene ata, sepse jane te mandatuar dhe kane pergjegjesi per ate mandat,aq me teper tek nje organ kolegjial. Nuk mbohen monumentet me revolucionar e aq me teper me Artan Shkrelin i cili si ish derjtor i IMK ka bere hatane; ka firmosur ndertimin e nje pallati shumekatesh mbi murin e Anastasit ne Dureres dhe kjo mjafton.
Ore dor, po ketu flitet per shkaterrimin e monumenteve kulturore e jo per Artan Shkrelin. pse e keqtrajton temen dhe komenton pa lidhje. Ti qenke pall fare, po pse ore ka kaq shume injorante ne kete bote. I vraft Zoti ato qe duan shkaterrimin e monumenteve kulturore
Perse u dashka te te besojme ty se “po prishet kalaja”. Cfare perfaqeson ti anonim qe na qenke smart aleck. Perse ti, apo ata zoterinjte e tu, nuk shkruajten nje rrjesht per shkaterrimin me rruspa te Akrolisit nga deputeti i PS?! . Pra per nje veper 11 mij vjeçare qe eshte vene rruspa ju nuk jeni degjuar asnjehere atehere perse u dashka qe te ju besojme juve se po shkaterohet kalaja tjeter? Po qe se ju, ju dhimbsen monumentet dhe historia atehere duhej te ishit ngritur dhe per Akrolisin, por nuk e keni bere dhe nuk e beni .Do te ishit me te besueshem qe te ishit ngritur njehere per Akreolisin e sterlashte, ta denonconit, atehere mund dhe te ju besonim, por kjo i bie era politike dhe ne kesi rastesh kemi pare se ka vetem mllefe e keso gjerash te njeanshme. Kaq.