Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Aktualitet » Provimi i matematikes matura 2012

provimi matematikes 2012 300x200 Provimi i matematikes matura 2012

Provimi i matematikes matura 2012

Provimi i lendes se matematikes i lirimit matura 2012 do te zhvillohet me date 16 qershor 2012. Provimi i matematikes matura 2012 rregullat qe duhet te ndicni online.

Numri i pyetjeve me alternativa dhe me zhvillim, që do të përmbajnë provimet e detyrueshme dhe ato me zgjedhje. Kohëzgjatja e çdo provimi dhe rregullat që duhet të ndjekin kandidatët mbetës.

Provimi i matematikes matura 2012

Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon udhëzimin e ri për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore. Mash ka publikuar rregullat që duhet të ndjekin maturantët në provime dhe datat kur do të zhvillohen provimet e detyrueshme dhe ato të lëndëve me zgjedhje.

Udhëzimi i ri, miratuar në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, ligjit Nr. 7952, datë 21 06 1995 “Për sistemin Arsimor Parauniversitar”, i ndryshuar dhe VKM-së, Nr. 78, datë 8.2.2006 “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta”, i ndryshuar, përcakton se “Viti shkollor për Maturën 2012 do të përfundojë sipas Udhëzimit Nr. 31, datë 04.08.2011 “Për vitin shkollor 2011-2012 në sistemin arsimor parauniversitar”.

Kështu, sipas udhëzimit më të ri datat e provimeve për lëndët e detyrueshme dhe ato me zgjedhje do të jenë: Gjuha Shqipe dhe Letërsia do të zhvillohen më datë 2 qershor 2012, provimi i Matematikës do të zhvillohet më 16 qershor, ndërsa provimet e lëndëve me zgjedhje do të zhvillohen më 30 qershor 2012. Gjithashtu, në udhëzim përcaktohet se periudha e provimeve përfundimtare në shkollat profesionale do të zhvillohen sipas datave të përcaktuara në udhëzimin Nr. 40, dt 12.10.2011 ” Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2012”

Rregullat për çdo provim

Në udhëzimin e publikuar nga MASH-i, përcaktohet se provimet e detyruara dhe me zgjedhje të “Maturës Shtetërore 2012”, do të fillojnë në orën 10:00. Testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me alternativa, të cilat vlerësohen me nga një pikë secila dhe 12 kërkesa janë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 37 pikë. Më tej, ky udhëzim përcakton se testi për secilin nga provimet me zgjedhje përmban 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me alternativa dhe vlerësohen me nga një pikë secila dhe 10 pyetje janë me zhvillim të cilat vlerësohen në total me 30 pikë.

Provimet e detyruara zgjasin 2 orë e 30 minuta secili, ndërsa provimet me zgjedhje zgjasin 3 orë. Kandidatët që do të japin provimet e Maturës Shtetërore vetëm në një lëndë, do të fillojnë provimin në orën 11:00 dhe do të përfundojnë në orë 13:00 Provimi do të zhvillohet në mjedise të veçanta.

Maturantët kandidatë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë. “Ndërkohë, administrimi dhe zhvillimi i provimeve të Maturës Shtetërore 2012, bazohet në “Rregulloren për zhvillimin e Provimeve të Maturës 2012”, Nr. 818, datë 06.02.2012. Testi për provimet e Maturës hartohen dhe administrohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve(AKP), mbi bazën e programeve orientuese lëndore përkatëse”, thuhet në Udhëzim. (Lezha.eu)

8 Comments

  1. Leandra says:

    Me falni ku mund ti gjej rezultatet e matematikes?

  2. S’kan dale akoma

  3. anxhel says:

    kur dalin notat e matematikes ju lutem?

  4. xhuli says:

    kan dal notat e matematikes?

  5. juliana says:

    me falni po kur do ti shohim notat e matematikes ?ju lutem na thoni se kur do te mund ti shohim rezultatet ?

  6. majli says:

    ju lutem mund te na thoni se kur dalin notat e lendeve me zgjedhje ……..?

  7. vjollca says:

    kur del testi i matures ju lutem

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2014 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress