Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » PS: Protesta e madhe me 14 maj

Grupi i PS: Protestë e madhe më 14 maj

Grupi i PS: Protestë e madhe më 14 maj

Grupi Parlamentar vendosi gjatë mbledhjes së djeshme, menjëherë pas mitingut të protestës, organizimin e një tjetër mitingu të madh proteste, që do të mbahet më 14 maj.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar u vendos që më 14 maj, në ditën kur mbushet plot 2 javë nga greva e urisë së deputetëve socialistë, të kërkohet solidarizim kombëtar për grevistët. Në këtë mbledhje, u theksua që protesta e 14 majit do të jetë edhe më e madhe se ajo e mbajtur më 30 prill.

PS: Protesta e madhe me 14 maj

Gjithashtu është vendosur, që duke filluar nga dita e sotme, do të ketë një përshkallëzim të protestave të opozitës, të cilat do të nisin atë që është quajtur mosbindje civile.

Socialistët bashkë me qytetarët do të nisin në mënyra të ndryshme bllokimin e qarkullimit në akse kombëtare, duke tentuar paralizimin e qarkullimit dhe krijimin e një kolapsi në rrugët e vendit. Një praktikë e tillë u aplikua në disa qarqe të vendit gjatë javës së shkuar, ku në disa prej tyre policia nuk ndërhyri duke u munduar të shmangë çdo konfrontim me protestuesit, që drejtoheshin nga deputetët socialistë.

Gjithashtu është kërkuar që të zhvillohen protesta në të gjitha qytetet e mëdha të vendit, ndërsa format e protestës do duhet të jenë të veçanta nga njëri qytet në tjetrin. Rama ka kërkuar më shumë angazhim të deputetëve, për të sjellë sa më shumë qytetarë dhe mbështetës në protestën e sotme, por dhe në protestat që PS organizon çdo pasdite para çadrës së grevës së urisë.

Gjatë mbledhjes ka pasur kritika për deputetët e Tiranës, ku është kërkuar më shumë angazhim, pasi sipas drejtuesve të PS qarqet po sjellin më shumë njerëz në protestat ditore sesa kryeqyteti. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress