Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Art & Kulture » Te punosh ne Shengjin

Te punosh ne Shengjin

Te punosh ne Shengjin

Te punosh ne nje vend bregdetar eshte fat per nje biznesment. Edhe pse 18 vjet ekonomi tregu, ende biznesi i turizmit ka cfare te mesoje nga pervoja te perparuara, jo vetem te fqinjeve dhe vendeve me turizem te zhvilluar, por edhe nga zona te tjera brenda vendit.

Keshtu do te thosha se zona bregdetare e Shengjinit ka disa perparesi kryesore me Lezhen ne drejtim te kultures dhe pritjes se turisteve dhe pushuesve. Ne bregdetet Evropiane nuk pastrohen gjithmone nga firmat e pastrimit, po vet njerezit (Biznesmenet), te cilet e duan bregun e plazhin si oborrin e shtepise. Mundet qe kjo pervoje te zbatohet edhe ne Shengjin. Pas ketyre masave dhe nje kulture me te mire ne trajtimin e pushuesve, Shengjini do te behet edhe me elitare ne turizmin cilesor.

Te punosh ne Shengjin

Bukurine e qytetit e vrasin ndertimet pa kriter. Ndryshimet e medha qe kane ndodhur ne Shengjin qe nga fillimet e ndertimit duke filluar nga vitet 90 ne kuptimin e nje qyteti modern. “Sipas mendimit tim, urbanistika e qytetit vuan shkaterrimin qe vjen nga grabitja e trojeve dhe ndertimet pa asnje kriter. Me duket se qytetin e gllaberon lakmia per te kafshuar sa me shume dhe permes zaptimit te trojeve dhe ndertimeve pa asnje kriter po e shperfytyrojne qytetin. Eshte detyre e te gjitheve, por, se pari, e qytetareve ta ruajme kete perle, qe na ka dhuruar natyra, duke shmangur gjithçka qe kerkon ta shnderroje ate ne beton dhe hekur”.

Dua t’i them Komunes se Shengjinit dhe tere atyre qe jane per gllaberimin e qytetit, qe ta shikojne me mirenjohje dhe me shume dashuri. Eshte shtepia ku kemi lindur dhe rritur, ndaj ta duam qytetin tone si shtepine ku jetojme.

Jemi rritur ne keto brigje dhe e dime detin me pellembe. Sikur ditet e fundit ishin shtuar pushuesit dhe turistet, por se shirat dhe te ftohtit e kane bere edhe vet Shengjinin me te zymte. Po nuk eshte vetem koha, qe nuk e kemi ne dore, qe e ftoh qytetin, por edhe vet ne qe, ne disa raste, nuk e dime se sa pune prishim qe hedhim mbeturinat ne rruge, duke shkaktuar shqetesim per ata qe pushojne. Duhet qe gjithcka te jete ne sinkron, ndryshe Shengjini edhe kur te kete diell mund te mbetet e ftohte dhe me ere. Me shume se vet dielli, le ta ngrohim ne qytetin dhe turistet te ndihen si ne vendin e tyre.

Mund te them se qyteti i Shengjinit ofron shume mundesi per ne te rinjte. Ne mengjes per nje minute mundet te shkosh ne plazh me pas shetitje pergjate bregut te detit dhe me pas ne disko, nese deshiron. Kur mblidhet shoqeria ne Shengjin, diskutojne si ta bejme qytetin sa me te bukur, sa me te frekuentuar nga te rinjte dhe nga ata qe duan te shijojne nje natyre te mrekullueshme. Po kjo nuk mund te behet vetem duke pritur.

Shengjini tani duket i boshatisur, por natyra ka vetite e veta. Ajo qe duhet te shqetesoje biznesmenet qe kane biznese ne turizem eshte sjellja e tyre dhe puna per ta kthyer turizmin ne elitar. Po kjo nuk arrihet ne se mbajne çmime te larta apo ushqimet i sherbejne me vlera te tilla sa qe nje pushues ku meson se sa kushton nje pjate peshk tmerrohet dhe e mendon se kaq nuk paguan as ne Spanje. Biznesmenet e kane ne dore qe te jene sa me afer interesave dhe shijeve te pushuesve dhe kete duhet te synojme. (LO/Lezha.Eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress