Abonohu Posts Comments Youtube Posto Artikull Njoftime Falas Sport Live Register

Klubi Sportiv Beselidhja

share save 120 16 Klubi Sportiv Beselidhja
Beselidhja ne vitet e arta 300x154 Klubi Sportiv Beselidhja

KS Beselidhja

Historia e Klubit Sportiv Besëlidhja
Klubi Sportiv Besëlidhja Lezhë u themelua më 17 nëntor të vitit 1930. Në vitin 1937 Besëlidhja ka debutuar për herë të parë në Kategorinë Superiore (Superligë).

Që nga themelimi KS Beselidhja ka arritur të fitojë 7 herë Kategorinë e Parë por asnjeherë Superligën ose Kupën e Shqiperisë. Vëndi më i mirë që ka arritur të zëjë është vendi pestë. Edhe stadiumi i klubit  ka emrin e skuadres lezhjane “Beselidhja” e cila ka një kapacitet prej 7.000 vëndesh.

Vitet 30
Statistikat e Superligës Shqiptare për sezonin 1937. Sezoni 1937 shënon edhe pjesëmarrjen e parë në Superligë për skuadrën lezhjane. Në këtë sezon morën pjesë gjithsej 10 ekipe dhe Besëlidhja që në atë kohë quhej Bardhyli Lezhë u rëndit në vëndin e gjashtë me 15 pikë. SK Tirana është edhe kapionia e Superligës për këtë sezon pa pësuar asnjë humbje dhe vetëm një barazim.

Klubi Sportiv Beselidhja

Vitet 50/60 Vetem dy pjesemarrje per lezhjanet
Vitet 50-të dhe 60-të shënojnë vetëm dy pjesëmarrje të ekipit lezhjanë në kategorinë superiore dhe pikërisht në sezonin 1950 dhe 1952.
Sezoni 1950: Ne kete sezon moren pjese 12 ekipe dhe ekipi i Beselidhjes u rendit ne vendin e peste ndersa ekipi i Dinamos u shpall kampion i Superliges per kete sezon.
Sezoni 1952: Moren pjese gjithsej 21 ekipe, te ndara ne tre grupe dhe ekipi i Dinamos u shpall kampion i Superliges
Vitet 70
Vitet 70-të shënojnë edhe rikthimin e Besëlidhjes në Kategorinë Superiore, mbas pothujse 20 vitesh mungesë. Një periudhë jo shumë e suksesshme kjo për lezhjanët. Gjatë viteve 70-të skuadra lezhjane Beselidhja ka luftuar gjithmonë për të mbijetuar në Superligë, duke u rënditur gjithnjë në skuadrat e fundit të tabelës.
Vitet 80
Vitet 80-të janë edhe vitet më të suksesshme për ekipin lezhjanë. Gjatë këtyre viteve, Besëlidhja ka arritur të nxjerrë disa futbollistë të talentuar lezhjanë, si Fehmi Rama (Furdja), Nefail Zhejani, Bledar Kola e shumë e shumë futbollistë të tjerë, të cilët kanë ngritur lart emrin e Besëlidhjes dhe atë të Kombëtares Shqiptare.
Në sezonin 1988-1989, Beselidhja u rëndit në vendin e gjashtë, që është edhe rezultati më i mirë që skuadra lezhjane ka arritur ndonjëherë në Superligë.

Skuadra Lezhjane Beselidhja

Vitet 90
Vitet 90-të shënojnë edhe fillimin e krizës së futbollit lezhjanë. Janë vitet kur Nikollë Lesi bëhet president i Beselidhja dhe tifozeria lezhjane ëndërron. Investimet nuk mungojnë por rrezultate e skuadrës nuk janë ato që priteshin. Vetëm tre pjesëmarrje në Superligë, në sezonet 93′ 94′ dhe 95′.
Mijevjecari i trete
Në vitet 2000, skuadra lezhjane shënon katër pjesëmarrje në Superligë, në sezonet 2000-2001, 2001-2002, 2002-2003 dhe 2007-2008. Në sezonin 2007-2008, Besëlidhja rënditet e parafundit në rënditje e Superligës dhe bie në kategorinë e parë.

Historia e Klubit
1930 - Themelohet si Bardhyli Lezhë
1937 - Merr pjesë për herë të parë në Superligë
1949 – Emërohet SK Lezhë
1951 – Emërohet Puna Lezhë
1958 – Emërohet Fitorja Lezhë
1970 – Emërohet KS Beselidhja

(Ks Beselidhja / Lezha.eu)

shengjinibanner Klubi Sportiv Beselidhja
share save 120 16 Klubi Sportiv Beselidhja
40 views


Copyright © 2006 - 2012 Lezha Online All rights reserved.
Subscribe:PostsComments · Site Map · Privacy Policy · Links · Marketing · Arkiva · Partneritet · Rreth Nesh · TOS