Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Rama: Demonstrate ne shesh me 18 shkurt

Rama: Demonstrate ne shesh me 18 shkurt
Rama: Demonstrate ne shesh me 18 shkurt

Edi Rama tha dje nga selia rozë, menjëherë pas seancës parlamentare, se demonstratat e opozites do të jetë paqësore dhe do të kërkohet largimi i qeverisë përmes zgjedhjeve të reja.

“Ne do të ridalim në demonstratë më 18 shkurt. Do të kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, lufte kunder korrupsionit e fund të represionit. Paqesisht, por vendosmërisht.
Kjo e jona s’është një lufte për pushtet, por një betejë e ligjshme, demokratike, e domosdoshme për të pasur në këtë vend atë që çdo shqiptar.

Rama: Demonstrate ne shesh me 18 shkurt

i zakonshëm meriton, shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët, në vend të regjimit të padrejtësisë për kusarët. Një shtet që vret njerëzit me pushkë në mes të kryeqytetit nuk është shërbëtor i qytetarëve, por vegël e pushtetit. Ne do të ridalim në demonstratë në 18 shkurt për të kërkuar shtetin e qytetarëve dhe refuzuar pushtetin vrastar të kusarëve. Paqësisht, por vendosmërisht”, u shpreh Rama dje gjatë komunikimit me mediat. Dalja në demonstratë sipas Ramës ka disa qëllime, por asnjë prej tyre nuk është qëllimi për pushtet.

“Qëllimi ynë është për t’u dhënë ligjshmëri institucioneve, të dalim më 18 Shkurt, për të kërkuar rrugën e re, shpresën e re, vendosmërisht. Për të sharat me kokëpalarë, për ata njerëz që i ka lënë pa punë, pa shprese”, theksoi Rama. Ai theksoi se opozita do të dalë në protestë për të kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe luftë ndaj korrupsionit. “Do të dalim në demonstratën e 18 shkurtit për votat që vidhen, për pasuritë kombetare që plaçkiten në mënyrë të jashtëligjshme, për paratë që fitohen mal nga kusarët duke bërë gropë ekonominë, për të varfrit, për të papunët, për çdokënd që nuk përballet dot më me rritjen e frikshme të çmimeve, ne do të dalim në demonstratë më 18 shkurt, paqësisht, por vendosmërisht”, tha Rama në konferencë për media.

Duke folur për seancën e djeshme parlamentare, Rama tha se në të nuk u paraqitën përgjegjësit kryesorë të ngjarjes së ndodhur më 21 janar në Tiranë. “Sot, Saliu dhe Luli, dy përgjegjësit kryesorë, truri dhe masha politike që shkaktuan masakrën e 21 janarit, nuk u paraqitën në Parlament. I bënë bisht një përballje ku janë të treguar me gisht, jo nga ne, por nga e tërë Shqiperia, si njerëzit që duhet të largohen bashkë me qeverinë e zhytur në llumin e një kusarie që vret. Ne s’do të rreshtim së kërkuari largimin e tyre. Jo për t’u zënë vendin, po për të rivënë në vend Kushtetutën, ligjshmërinë, institucionet dhe padyshim qeverisjen, duke i ridhënë popullit të drejtën që të qeveriset nga ata që zgjedh. Për të mos u sunduar më kurrë nga ata që s’e lënë të zgjedhë. Në 18 shkurt do të ridalim në demonstratë, për një mijë e një arsye pse Shqipërisë i duhet një faqe e re e historisë. Paqesisht, por vendosmërisht”, u shpreh Rama.

PS anulon protestat e sotme në tri qarqe

Partia Socialiste ka anuluar tri protestat-marshim që do të zhvilloheshin sot në tri qarqet e mëdha të vendit. Ditën e martë, një ditë pas tryezës me partitë e koalicionit opozitar, Rama zhvilloi takime me deputetët socialistë të ndarë sipas qarqeve. Kreu socialist dha udhëzime për organizimin e tri protestave këtë të premte në Durres, Fier dhe Elbasan, protesta marshimi si ajo e zhvilluar javën e shkuar në Tiranë. Por duke parë efektin e munguar të protestës-marshim që u zhvillua javën e kaluar në tri qytete të mëdha, Korce, Vlore dhe Lezhe, socialistët hoqën dorë nga protestat në rrethe, për t’u fokusuar vetëm në demonstratën e 18 shkurtit në Tiranë. E gjithë vëmendja e bashkive dhe e strukturave socialiste është përqendruar tek kjo demonstratë, për të cilën pritshmëria është shumë e madhe. Burime pranë PS-së shprehen se demonstrata e 18 shkurtit do të jetë më e madhja që opozita aktuale ka zhvilluar ndonjëherë.

PS: Ky pushtet nuk është më i popullit

Anëtarja e Asamblesë Kombëtare, Megi Ajtyresa, tha dje se “Në 18 shkurt, shqiptarët do të jenë bashkë në bulevard, si një popull kundër një pushteti që veç i popullit nuk është”. Ajo akuzoi maxhorancën se akuzon opozitën për dhunë. “A ka dhunë më të madhe për shqiptarët sesa vjedhjet e rrenat e përditshme të Saliut e të qeverisë që vrau njerëz të pafajshëm vetëm për të vazhduar për të vjedhur? A ka dhunë më të madhe për shqiptarët sesa dhuna e këtij pushteti hajnish e rrenash kundër institucioneve?”, u shpreh Ajtyresa.

Sigurim jete policëve në detyrë, fillon nënshkrimi i kontratave

Duke marrë shkas nga plagosja e dhjetëra policëve gjatë demonstratës së dhunshme të 21 janarit, Sindikata e Policisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë nënshkruan një marrëveshje për sigurimin e jetës së të gjithë punonjësve të policisë. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, kompania e sigurimit ku do të derdhen kontributet individuale nga çdo punonjës policie, premton se do të mbulojë deri në 70 milionë të vjetra shpenzime, në rastin më të keq, atë të humbjes së jetës së efektivit. Kompania e sigurimit ka ofruar këtë siguracion në tri variante të mundshme, në bazë të të cilave përcaktohet shuma e përfitimit. Kontrata në bazë të marrëveshjes do të jetë vullnetare nga të gjithë punonjësit e policisë, të cilët kërkojnë të sigurohen. Varianti i parë i figuracionit dhe që ofron shumën më të madhe është ai i përfitimit të 70 milionë lekëve të reja, në rastin kur punonjësi i policisë humb jetën për shkak të detyrës, apo edhe për shkaqe të tjera të shënuara në kontratë. Për të përfituar nga ky shërbim, punonjësi i policisë duhet të plotësojë një deklaratë që pranon të sigurohet dhe të paguajë 7 mijë lekë të vjetra në muaj, në formën e kontributit vullnetar. Varianti tjetër është për përfitimin e 50 milionë lekëve të vjetra dhe kontributi mujor duhet të jetë 5 mijë lekë të vjetra. Ndërsa varianti i fundit që mundëson kompania e sigurimeve është pagesa e një kontributi mujor 3 mijë lekë të vjetra për përfitimin e 30 milionë lekëve të vjetra, në rastin e humbjes së jetës. Kontrata përfshin në sigurime humbjen e jetës në krye të detyrës, nga aksidentet apo edhe arsye të tjera. Gjithashtu, rimburson paaftësinë e përhershme dhe të përkohshme në punë, shpenzimet farmaceutike, mjekësore, diagnostikuese, shërbimin e ambulancës në rrugë, si dhe trajtimin spitalor duke përfshirë edhe ndërhyrjet kirurgjikale. (Panorama / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress