Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Rama: Protestat vazhdojne deri ne hapjen e kutive

Rama: Protestat do te vazhdojne deri ne hapjen e kutive

Rama: Protestat do te vazhdojne deri ne hapjen e kutive

Pas përfundimit të një takimi me aleatët, kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se protesta e 30 prillit nuk do të ndalet deri ne transparencën e plotë të zgjedhjeve.

Në një prononcim për mediat, Rama theksoi se kjo protestë është për një cështje të përbashket, me qëllim rivendosjen e demokracisë.

Rama: Protestat vazhdojne deri ne hapjen e kutive

“Ky pushtet po rrënon ekonominë që i ka rrënjët të kutitë e mbyllura. Kur populli nuk e ndryshon dot qeverinë me votë atëherë cdo qytetar, cdokush është i kërcënuar nga mungesa e një perspektive”, u shpreh Rama.

Ndërsa kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela theksoi se protesta nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë deri sa të bëhet transparenca e zgjedhjeve.

“Protesta jonë mbaron kur Berisha dorëzon pushtetin”, u shpreh Ngjela. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress