Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Rona Nishliu shkon ne finalen e Eurovizion

Rona Nishliu shkon ne finalen e Eurovizion

Rona Nishliu shkon ne finalen e Eurovizion

Rona Nishliu me këngën e saj baladë, ‘Suus’, ka arritur ta çojë Shqipërinë në natë finale të festivalit të këngës ‘Eurovizion’, i cili këtë vit zhvillohet në Azerbajxhan, gjë që nuk ndodhte prej disa vitesh tashmë me përfaqësuesit e vendit tonë në festivalin europian të këngës.

Në natën e parë gjysmëfinale të ‘Eurovizionit’ konkurruan tetëmbëdhjetë këngë, të cilat u votuan nga juria e secilit shtet pjesëmarrës të natës së parë, ndërsa votave të profesionistëve iu shtuan edhe ato të teleshikuesve.

Rona Nishliu shkon ne finalen e Eurovizion

Performanca e ndjerë dhe vokali i plotë i Rona Nishliut është shoqëruar me duartrokitje gjatë këngës nga mijëra spektatorët që e ndiqnin spektaklin në sallë. Rona e ka interpretuar në një mënyrë mjaft të ndjerë këngën, madje është përlotur disa herë gjatë saj dhe në fund të performancës është larguar me nxitim nga skena për shkak lotëve që i binin pa pushim. Këngëtarja kosovare është shprehur përpara interpretimit të saj se, kënga do të ishte një homazh për shpirtrat e viktimave të aksidentit të rëndë të Himarës, i cili ndodhi të hënën e kësaj jave.

“Kam qenë shumë e ndikuar prej tragjedisë që ka ndodhur dje. Ishte një përgjegjësi e rëndë mbi supet e mia. Janë disa gjëra më shpirtërore se çdo gjë tjetër”, – ka thënë Nishliu, pas interpretimit të djeshëm, i cili rezultoi një sukses i vërtetë për Shqipërinë. Festivali i këngës ‘Eurovizion’ është ndjekur nga mbi 100 milionë telespektatorë nëpërmjet ekraneve në 50 vende të botës.

Ndërkohë, për shkak të zisë kombëtare të ditës së djeshme si homazh për 13 jetët e fikura nga aksidenti i tmerrshëm i Himarës, televizioni publik shqiptar nuk e ka transmetuar drejtpërdrejtë natën e parë të festivalit. Transmetimi i festivalit, i regjistruar ka filluar në orën 00:05 të ditës së sotme, kur edhe ka mbaruar dita e zisë. Një fakt i tillë u vu në dukje dhe nga prezantuesja e festivalit dhe ka marrë mirëkuptimin e organizuesve të ‘Eurovizionit’, të cilët kanë siguruar se një gjë e tillë nuk do të ndikojë te përfaqësimi i Shqipërisë në këtë festival. (Top Channel / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress