Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Rrezikohet te permbytet qyteti i Lezhes

Qyteti Lezhe permbytje

Qyteti Lezhe permbytje

Situatë kritike e krijuar nga reshjet dhe prurjet e shumta të lumenjve e përrenjve rrezikon dhe zonen e Lezhes. Qeveria shpall gjendjen e emergjencës civile dhe ngre komisionin Ndërministror të Emergjencave.

Rreshjet e shumta, vërshimi i ujrave të liqenit të Shkodrës dhe shkarkimet e hidrocentraleve kanë bërë që niveli i ujit në fushat e Torovicës të rritet tej mase dhe gati për të arritur pikën kritike të argjinaturës së Torovicës.

Megjithëse ende nuk ka nisur evakuimi të banorëve nga kjo zonë, situata duket se është rënduar ndjeshëm gjatë orëve të mbrëmjes, për shkak të rreshjeve të vazhdueshme të shiut.

Rrezikohet te permbytet qyteti i Lezhes

“Shqetësime serioze janë vërejtur ne te gjidhe zonen e Lezhes, te gjithe banoret dhe tregetaret qe kane bizneset ne katet perdhese, kane filluar te sistemojne materialet e tyre per mos patur nje permbytje te tille si ajo e Shkodres.

Nderkohe pritet të nisë evakuimi i banorëve në zonat më problematike të Lezhës, ku pritet ndërhyrja e forcave të ushtrisë. Situata pritet të përkeqësohet edhe më tej pasi e gjithë zona është përfshirë nga reshjet. (© Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress