Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Art & Kulture » Sezoni turistik ne Himare me muzike live

Sezoni turistik ne Himare me muzike live

Sezoni turistik ne Himare me muzike live

Bashkia e Himarës ka organizuar këtë fundjavë aktivitete të hapura me rastin e hapjes së sezonit turistik veror me koncerte dhe muzike live.

Në bulevardin e qytezës, anës detit u zhvilluan të shtunën dhe të dielën koncerte me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur vendas, ndërsa amvisat himarjote servirën gatime tradicionale.

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, tha dje se gjithçka shokoi më së miri, dhe festimeve iu bashkuan përveç banorëve të qytetit edhe qindra turistë nga e gjithë Shqipëria, që kishin zgjedhur Himarën për të kaluar fundjavën.

Por koncerti i organizuar nga bashkia duket se nuk u ka pëlqyer simpatizantëve të Omonias së Himarës, që e kanë selinë në bulevard. Pak para se të mbaronte koncerti i organizuar nga bashkia, nga një prej lokaleve ku mblidhen omonistët nisën të dëgjoheshin me volum të lartë këngë greke, duke krijuar një situatë qesharake në bulevard.

“Ishin rreth 20 veta, mbështetës të Bollanos. Por nuk sollën asnjë shqetësim për askënd. Ata kënduan për rreth dy orë pas koncertit dhe u shpërndanë qetësisht, pa i prishur punë askujt”, tha kryebashkiaku Goro. (Gazeta shqip / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress