Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Shembja e ndertimeve pa leje me tritol (Video)

Shembja e ndertimeve pa leje me tritol (Video)

Shembja e ndertimeve pa leje me tritol (Video)

Shembja e ndertimeve pa leje me tritol ne Shqiperi ka filluar tashme vetëm mëngjesin e datës 20 tetor, një ditë e diel ne mes te Tiranes prane Fakultetit Ekonomik.

Atë ditë, të gjitha televizionet transmetonin shembjen e ndertimit pa leje me tritol, katër katëshe, në periferi të Tiranës, anonime, pa dritare dhe vetëm me një ngjyrë gri”- kështu e nis shkrimin “Corriere”, e cila thekson se, pavarësisht se operacioni nuk shkoi siç duhej deri në fund, në këtë cep të vogël të Europës, që është Shqipëria, kjo ishte një risi.

Shembja e ndertimeve pa leje me tritol (Video)

Shembja e ndertimeve pa leje me tritol, nuk ka shifra të sakta, shkruan “Corriere”, duke shtuar se gjithsesi janë me mijëra ndërtesat, përfshirë pallate, vila, restorante dhe bare të ndërtuara në një anarki të plotë. Pas 20 vitetsh demokraci, bregdeti shqiptar është mbuluar nga një rresht me apartamente, hotele, qendra turistike. Nga Shëngjini, në veri deri në Ksamil pranë kufirit me Greqinë.

Në rrugë të caktuara, sidomos në kryeqytet është e vështirë të ecësh mes ndërtesave. Aty nuk arrijnë të kalojnë as zjarrfikëset dhe ambulancat. Madje, citon “Corriere”, dy vite më parë, për të shuar flakët në një ndërtesë në Tiranë, u desh ndërhyrja e buldozerëve për të prishur muret rreth shtëpive dhe dyqaneve, që të depërtohej deri në vendin e ngjarjes.

Gazeta citon kryeministrin Edi Rama; “Mjaft me këto ndërtime të paligjshme! Shqipëria duhet pastruar!”, duke u zhvendosur më pas tek rasti i prishjes së ndërtimeve pa leje në Vlorë. Nga e gjithë kjo, shkruan gazeta italiane, humbës janë ata që kanë blerë një shtëpi, kryesisht në objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

“Emigrantët shqiptarë në Itali, Greqi, Francë dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe shumë kosovarë janë në kërkim të një pikëmbështetje në det. Çfarë do të ndodhë me të gjitha banesat e tyre? Tani për tani, askush nuk e di. Disa kanë mundësinë të marrin një lloj kompensimi, të tjerët janë duke shpresuar për një fitore në gjykatë.”- shkruan gazeta

“Corriere” gjithashtu thekson se çështja ka marrë edhe trajtë politike, pasi ndërtesa e fundit që është për të prishur në Vlorë, kompleksi rezidencial “Jon”, një ndër ndërtuesit ka lidhje me kreun PD-së dhe kryebashkiakun, Lulzim Basha. / © Lezha Online /

Leave a Reply

© 2013 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress