Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Shengjin, vellai vret familjen e motres per konflikt pronesie

Shengjin, vellai vret familjen e motres per konflikt pronesie

Shengjin, vellai vret familjen e motres per konflikt pronesie

Krimi brenda familjes trondit qytezën bregdetare të Shëngjinit. Viktimat numërohen 3 anëtarë të një familje, ndërsa i vetmi i mbijetuar i tragjedise, një fëmijë është dërguar i plagosur në spital.

Policia bëri të ditur se shtetasi, Sandër Prendi ka qëlluar për vdekje rreth orës 06:30 minuta, paraditen e së shtunës, motrën e tij Dane Prendi 45 vjece, kunatin e tij italian, Luigi Denikassa, 50 vjeç, si dhe ka plagosur nipin e tij, N. Denikassa, 9 vjec. Më pas Prendi është vetëvrarë me armën e krimit.

Shengjin, vellai vret familjen e motres per konflikt pronesie

Nga të dhënat e para mësohet se Prendi punonte si efektiv në burgun e Shën Kollit dhe krimi është kryer me pistoletën e tij të shërbimit në banesën e tij.

Pista e parë e hetimit është ajo për probleme familjare, por rrethanat e ngjarjes pritet të qartësohen në orët në vijim.

Ngjarja
Mëngjes, e shtune, ora 06:30. Sandër Prendi 48 vjec pi kafen e mëngjesit në një nga lokalet e Shëngjinit dhe niset për në burgun e Shën Kollit, ku punonte si efektiv policie. Por, dëshmitarë pohojnë se e kanë parë të kthehet nga rruga. Efektivi reikthehet në banesë ku ndodhej motra e tij e sapokthyer nga Italia së bashku me bashkëshortin italian dhe djalin 9-vjecar. Mësohet se mes tyre ka pasur debate me zëra të lartë. Pas kësaj Prendi ka nxjerrë armën e shërbimit, tip pistoletë, dhe ka zbrazur plumbat mbi kunatin dhe motrën e tij. Nuk kurseu me plumba as nipin 9-vjecar që sapo dëgjoi zhurmat e armës së zjarrit i alarmuar u zgjua nga gjumi.

Pasi ka kryer krimin makabër dhe kujtuar se të gjithë kanë vdekur, 48 vjecari Prendi ka dalë vendi ku kishte kryer krimin dhe është kthyer në dhomën e tij duke shkrehur edhe një plumb mbi veten, që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.
Fqinjët kanë qenë të parët që kanë rendur në banesën e Prendit dhe kanë gjetur trupat pa jetë të mbuluar me gjak. Më pas janë dëgjuar thirrje gëzimi kur kanë parë trupin e 9-vjecarit që ende merrte frymë. I vogli është dërguar në spialin e Lezhës dhe i është nënshtruar mjekimit intensiv.

Motivet
Nuk dihen ende shkaqet që detyruan 48 vjecarin te kryejë këte krim të rëndë, por burime nga policia e Lezhës kanë bërë të ditur se shkak është bërë një konflik familjar që kishin mes tyre motër e vëlla. Policia ka marrë në pyetje familjare të viktimave dhe disa komshinj të tyre, të cilët mund të hedhin dritë mbi debatin e zhvilluar mëngjesin e sotëm mes tyre, për të faktuar motivet e këtij krimi të rëndë. (Balkanweb)

Video Vellai Vret familjet e motres per konflikt pronesie

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress