Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Art & Kulture » Shengjini nder plazhet me te frekuentuara

sh1 300x225 Shengjini nder plazhet me te frekuentuara

Shengjini nder plazhet me te frekuentuara

Shengjini tashmë është zgjuar tërësisht nga “përgjumja dimërore” dhe këto ditë bregdeti është gjallëruar nga pushues të shumtë.

Kushtet atmosferike kanë favorizuar mbërritjen e pushuesve në bregdetin e Shengjinit, si një ndër më të frekuentuarit si nga pushues vendas, ashtu edhe nga Kosova si edhe turiste të huaj.

“Shengjini është vend i pastër, plazhi është i pastër, cmimet janë të mira, pritja e mirë, të gjitha janë super”, shprehet një pushues kosovar.

Shengjini nder plazhet me te frekuentuara

Ndërkohë pushuesit vendas kanë vlerësuar ndryshimet rrënjësore të bëra në Shengjin.“Kushtet sa vijnë e përmirësohen, është gjithcka më e pastër.

Nga viti në vit vijmë me kënaqësi tjetër, provon gjëra më të reja”, thotë një pushuese.

Në plazhin e Shëngjinit, statistikave zyrtare numri i pushuesve në ditët e zakonshme arrin në 20 mijë, e ndërsa në fundjavë deri në 50 mijë pushues. Ndërkohë mësohet se vitin e kaluar me vënien në efiçensë të rrugës Durres-Kukes-Morine, numri i pushuesve kryesisht kosovare është rritur me 30%.

Ndërkohë të gjitha institucionet rajonale kanë hartuar planet e tyre të masave të detajuara për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2011, për të garantuar shendetin dhe jetën e pushuesve dhe turistëve në Lezhe, Shengjin dhe Tale. (Lezha.eu)

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2014 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress