Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Sherr ne Parlament, Armando Prenga godet me grusht Edi Paloken (Video)

Grushta ne Parlament, Armando Prenga godet Edi Paloken

Grushta ne Parlament, Armando Prenga godet Edi Paloken

Ndërpritet seanca plenare e sotme e Kuvendit të Shqiperise. Shkak për ndërprerjen e seancën plenare është bërë përplasja mes deputetit të PD-së Edi Paloka dhe deputetit të PS-së Paulin Sterkaj.

Tensioni ka nisur pas fjalës të kreut të grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi ku kreu i grupit socialist Ruçi kërkoi replikë, gjë që është kundërshtuar nga kryetarja e Kuvendit.

Sherr ne Parlament, Armando Prenga godet me grusht Edi Paloken

Kjo gjë ka revoltuar deputetët socialistë të cilët janë ngritur në shenjë proteste nga vendet e tyre dhe janë rreshtuar përpara foltores së Kuvendit.

Më vonë deputeti i PD-së Paloka ka nisur të flasë po i është kërkuar nga deputeti Sterkaj i të mos flasë deri kur të qetësohet situata e krijuar në sallë.

Mësohet gjithashtu se deputeti i PS-së Stërkaj i ka tërhequr edhe mikrofonin Palokes duke mos e lejuar edhe të flasë. Ndërkohë në këtë moment ka ardhur deputeti i PS-së për qarkun e Lezhes Armando Prenga i cili ka qëlluar me grusht deputetin Paloka.

Ka qënë ndërhyrja e gardës dhe të deputetëve të dy kaheve që ka bërë edhe mos tensionimit më tej të situatës. (Balkanweb / Lezha.eu)

Video Lajm

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress