Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Sherr ne Parlamentin Shqiptar (video)

Sherr ne Parlamentin Shqiptar

Sherr ne Parlamentin Shqiptar

Tensione të ashpra janë verifikuar në këto momente në Parlament, pasi kryeministri Sali Berisha ka përdorur një sërë akuzash personale ndaj liderit të opozitës, Edi Rama.

Duke folur për videon “e montuar”, Berisha ka theksuar se atë e ka bërë një njeri që ka akuzuar babain e tij.

Sherr ne Parlamentin Shqiptar (video)

“Pak ditë më parë, kryetari juaj shfaqi një video. Me cakallin e tij e kishte bërë sic donte ai. Kishte montuar një pjesë që thoshte: kryeministri, direktivë për tenderin. Kam ndjerë një kënaqësi të madhe.

Pse, sepse kur ta bën këtë ai që ka akuzuar të atin për baba të djalit të tij, që ka paditur të atin, Kristaq Ramën, në gjykatë dhe s’ka pranuar të bëjë analizën…”, ka deklaruar Berisha.

Të indinjuar, deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë dhe janë drejtuar pranë postit ku ulet kryeministri. Rojet e gardës janë vendosur në radhë për të shmangur ndonjë degradim të situatës, ndërsa kryetarja Topalli ka ndërprerë seancën.

Por ndërprerja, e vlefshme vetëm për kamerat, ka zgjatur pak dhe sherret e ashpra kanë vijuar. Kryeministri ka irituar deputetët e opozitës me fjalorin e tij dhe akuzat ndaj kryetarit të PS, Edi Rama.

“Ai zhveshi gruan e tij. Shkoni para selisë së PS dhe zhvishuni, që pas jush të zhvishet edhe kryetari juaj”, iu është drejtuar Berisha deputetëve. (Top-channel / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress