Plot 49 mijë maturantë iu nënshtruan dje provimit të parë të Maturës Shtetërore, Gjuhës dhe Letërsisë. Për rreth 2 orë e 30 minuta ata zgjidhën testin me 25 pyetje.
Gazeta publikon skemën e vlerësimit me përgjigjet e sakta për gjimnazet e përgjithshme dhe ato të profilizuara. Pas testit, maturantët thanë se pyetjet ishin të nivelit mesatar, ndërkohë që sipas tyre, ka qenë e pamundur të kopjohej, pasi ka pasur rregulla të rrepta.
Shiko pergjigjet e provimit te letersise 2012
Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka ndjekur ecurinë e këtij provimi në qytetin e Durrësit. Ai tha se teza ishte mesatare dhe synimi ka qenë që ajo të përfshijë të gjitha nivelet e nxënësve. “Matura shqiptare po shkon drejt konsolidimit. Ky është viti i shtatë i zbatimit të saj, standardi i saj është përmirësuar. Lista e pergjigjeve kliko ketu.
Ministri i Arsimit, Tafaj
Unë jam i bindur se procesi do të ruajë integritetin si çdo vit tjetër, dhe këtë vit do të rritet standardi edhe më tej”, tha ministri. Rezultatet e provimit të Letërsisë do të dalin pas 10 ditësh. Provimi i radhës për maturantët është ai i Matematikës më 16 qershor, ndërsa ato me zgjedhje zhvillohen në datën 30 qershor. Formulari A2 për pranimet në universitetet publike do të plotësohet pasi maturantët të kenë në duar të gjitha notat e provimeve të maturës. Maturantët do të kenë afat deri në 30 korrik për ta plotësuar.
Ky vit është i pari që nxjerr maturantë me sistemin e ri të shkollës së mesme me një kurrikul të re, që zgjat 3 vjet dhe jo më 4, siç ishte më parë. Pas 10 ditësh pritet të dalin rezultatet e provimit. Vlerësimi do të kryhet në 6 qendra, dy prej së cilave në Tiranë, të tjerat në rrethe. Është një grup specialistësh i trajnuar më parë që do të merret me korrigjimin e testeve.
Maturantët kanë të drejtë të tërheqin një fotokopje të testit vetëm pasi të kenë përfunduar të gjitha provimet e detyruara. Vlerësimi do të bëhet në dy duar specialistësh, për të qenë sa më objektiv. Më 16 qershor ata do t’i nënshtrohen provimit të dytë, atij të Matematikës. (Panorama / Lezha.eu)



rezultatet e provimit te letersise 2012
po notat e provimit te letesise kur do te dalin ?
do dalin me date 16 qershor, do ti publikojme ketu
pershendetje, jam nje nga maturantet e sivjetshem dhe dua te di se kure do e marim pergjigjen e rezultateve. me respekt bami!
suksese te gjithe
kur mund ti shikoj notat e provimeve te matures te qytetit te kurbinit. te shkolles AT SHTEFEN GJECOVI apo nuk i korrigjoni ju. JU LUTEM ME KTHENI PERGJIGJE FALIMINDERIT PER MIRKUPTIMIN.
me 16 dalin pergjigjet, kini durim, faleminderit
ne c’date do te jete provimi i matematikes me 15 apo 16 se jemi ngatarru keq fare se si thote njani s’thote tjetri ?????
me 16 do ti publikojme ketu datat, prisni dhe 2 dit
mire mire po provimin e matematikes kur do e bajm neser apo pasneser ,,, per kete keni inf… ????
Andi besoj kete infor e gjen ke shkolla
ok flm..
mund ti nxirrni notat sote iu lutem
a mund te me gjeni pak pyetjet e matematikse te provimit qe behet sote plzzz
Persh, testet jane korrigjuar, numri i ngelesve eshte me i ulet se vitin e kaluar, ndesta notat do te publikohen mbas tre ditesh, pra diten e hene, pasi sot eshte provimi i matematikes. Publikimi i tyre nuk eshte bere pershkak te mos demoralizoje asnje nga studentet ne provimin e matematikes. Ju urojme suksese sot
po tani qe mbaroi provimi i matematikes a mund ti publikoni iu lutem
pergjigjia e provimit ti letersise matura shteterore
dmth pergj nk dalin edhe sonte????
po presim notat
ishalla keni dal tgjith mir
Edhe une shpirti im ♥ dalsh dhe ti mire :*
nxirrini nonat sot me se po presim
pse po i vononi kaq shume notat ???????
ishalla kena marr nai 6 ose 5 ahahah ! nxirrini notat sa me shpejt
perderisa i keni perfundu nxirrini notat
nqs se marr 10 fitoj lloto ahahha
Persh, Studente te nderuar, notat letersise do te dalin diten e Hene, beni pushim kete fund jave. shpresojme te keni dali mire ne provimin e matematikes sot.
cdo gje ne shqiperi bohet me vones ! ne asnje her nuk do shkojm para !!!!! nxirrini ato mut notash
sa me shpejt aq me mir do ishte !
po i presim notat do doja qe te gjith te keni dal mir pa perjashtim ! pershendes vellain tim qe ka pas provimin sot ne matematik erjonin ishalla ka dal mir
Ohuuuu ca bejn kta mer. Nxirrni notat se esht me kot me na lon me prit dhe dy dit, a jeni n’tereziii..Pffffff, ca ju kushton i her…*_*
cfare note kam mare une
pershendetje…do doja te dija kur do dalin pergjigjet e provimit te letersise .. ??
pershendetje….do doja te dija kur do dalin pergjigjet e provimit te letersise ….?
ne ca ore dakin rezultatet?
Dalin te Henen
flm shum
o stafi po qa bani kshtu orti pash kish lacit se na keni lan ne ankth nga njana an thoni me 16 qa 16 kur ne 12 nats kur te shkoje data 17 a jeni shtyp medja a jeni per ket pun or burr se kan dal pergjigjet pse sjepni informacion leni nejrzit tu lan lek neper kopjutra a keni kun seder pash nerin
Ne cfar ore dalin ne net more se te hanen dalin neper shkolla ?
O KTO SE KAN NERMEN ME DHAN SHPJEGIME SE SKAN RAM NE KOPJUTRA SKAN SHPECI RREZIK SKAN AS INTERNET JAN TU LIDH KABLLIN LAFSHIN NAM
nese eshte ndonje student qe po e kupton lojen qe po luani atehere te ma shpjegoje pak.Nuk eshte me e qarte te llogarisesh ne rregull ditet qe duhen per te nxjere perfundimet pastaj te lajmerohen studentet.Kjo eshte nje lodhje nervore e dyfishte.Ju lutem te jeni me te pergjegjshem ne lajmet qe nxirni.Eshte jeta jone ne loje.Ju lutem nxirni perfundimet
o pa u shit gazetat neser skan me me nxerr pergjigje kto karafilat asht krejt e thjehst si do shiten gazetat nese????? ja dhe pergjigja e morem tashme
a ke naj adres private or kryeredaktor ?
Pershendetje, nuk kam i autorizuar te nxjerr pergjigjet e provimeve perpara dites se hene.
Po pergjigjet e matematikes ku mund ti gjej? Ne ca adrese?
ooo me te ver8 qa po beni kshu na stresut krejt me kto nota dreqi e marrte jo sot jo neser……..
O NJEREEEEEEEEEZ!!! Notat e provimit te letersise NUK I KA PUBLIKUAR AKOMA MASH-i (Ministria e Arsimit dhe e Shkences). Mund ti shikoni notat nga faqja zyrtare http://www.mash.gov.al POOOR kur te dalin sepse nuk i kan nxjerre akoma. Nuk e ka ne dore kjo faqja ktu publikimin e notave, kto do presin ti publikoje MASH-i pstj do i kopjojn dhe kto ne faqen e vet. Mos iu lusni kot ketyre te kesaj faqes per notat!!!
Per te gjithe ata qe mezor po presin notat dhe keto te faqes Lezha.eu nuk po i publikojne, keni nje dhurate nga mua.. Shikojini notat tuaja ketu:
http://mash.gov.al/File/MSH%202012/Letersi/Rezultatet/Rezultatet%20e%20provimit%20te%20Letersise%20MSH%202012.pdf
Pershendetje, Notat e letersise jane publikuar sot nga MASH, kliko ketu per te marre pergjigjen => http://www.lezha.eu/rezultatet-provimit-notat-letersise-matura-2012/
notat e letersis
Ej me falni, po rezultatet e matematikes kur mund te publikohen?!
Pershendetje po notat e provimeve te klases se 9 ku mund ti gjej
Mirmengjes Kur mund ti nxirrni nota e provimit te matematikes
Ooooooo njerez nxirrni rezultatet e matematikessss..Ca robsh mor vlla
Per Notat e Matematikes kliko ketu => http://www.lezha.eu/rezultatet-provimit-notat-matematikes-matura-2012/
Me falni kam nje pyetje, ne cfar adrese mund ta gjejm mesataren e viteve..ju lutem kethni pergjigje sa me shpejt te jete e mundur..Faleminderit!