Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Njoftime Falas » Shprehje Frazeologjike

shprehjefrazeologjike 150x146 Shprehje Frazeologjike

Shprehje Frazeologjike

Shiko Shprehje Frazeologjike Shqiptare. Shprehje dhe idioma nga gjuha e bukur shqipe. Sic e dini, shprehjet frazeologjike jane perdorimet e ngurosura te nje fjale.

Te gjithe e dime, sa e pasur eshte gjuha shqipe ne shprehje dhe idioma, shprehje frazeologjike te cilat kane ngjashmeri dhe ndryshime nga jugu ne veri te trojeve ku jetojne shqiptare.

Shprehje Frazeologjike

Fjalor i madh frazeologjk, keto shprehje sa te bukura dhe kuptimplote nga gjuha e paster shqipe.

Njeri i bie gozhdes, tjetri patkoit.
I jep doren, te merr krahun.
Shtati pyll e menja fyll.
Shih me sy e plas me zemër.
Ajo po kerkonte gjilperen ne kashte.
Ai s’e ha sapunin per djathe.
Na e beri gjakun uje.
Shtri kembet sa ke jorganin.
Nuk ka pyll pa derra.
Nuk calon gomari nga veshet.
Flet si kodra mbas bregut.
Ata kane gjetur tenxherja kapakun.
E ben punen shkel e shko.
Ja beri 8 me 2.
E priten me kembet e para.
Ja futi te dy kembet ne nje kepuce.
Te na rrofsh sa malet!
E hengra me sy.
Ika nga syte kembet.
E pac doren e lehte.
E kam pergjgjen ne maje te gjuhes.
Ta bej kurrizin me te bute se barkun.
Mu hiq sysh se po me hane duart.
Mu bo koka daulle.
Tu thafte dora.
Me një gure vret dy zogj.
Të merr gjak në vetull.
Ti je ku rafsha, mos u vrafsha.
Merre me lëng, se mishi u mbarua.
Kur ben dasem fukarai, i cahet daullja.
Ma bie gjithnjë në majë të hundes.
Ti dashke të nxjerrësh dhjamë nga pleshti.
Qeni qe leh, nuk te kafshon.
Ajo është që ta pish në kupë.
Ecen si pula pa krye.
Foli si e ema e Zeqos maje te Thanes.
Bjeri pragut te degjoje dera.
U beme si kembet e dhise.
U zune per 5 pare spec.
Peme pa kokrra.
Më bën trupi miza-miza.
Kush ja hap gropen shokut shoku bie brenda.
Gure gure behet kalaja.
E ndoqi kemba-kembes.
E humbi si xhaferri simiten.
Mu be koka tym.
I bera syte kater.
E zune me presh ne dore.
Dhi e zgjebosur, bishtin perpjete.
I hedh gjerat si lopa bajgat.
Me ka ardhur ne maje te hundes. / © Lezha.eu /

2 Comments

  1. jonida lusha says:

    nabene per te qeshur sidomos shtati pyll menja fyllehahahahahah

  2. shume bukur me ndimuhat te detyrat e shtepis

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2014 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress