You Are Here: Home » Aktualitet » Shqiperia ne Bashkimin Europian

shqiperia bashkimi europian 300x200 Shqiperia ne Bashkimin Europian

Shqiperia ne Bashkimin Europian

Shqiperia ne Bashkimin Europian është një proces i cili ka filluar vite më parë dhe vazhdon edhe në ditët e sotme, një proces në të cilin fusha politike, fusha ekonomike dhe aftesia e shteti shqiptar per tu pershtatur me reformat janë duke u afruar gjithnjë e më shumë standarteve të Europës së Bashkuar.

Shqiperia ne Bashkimin Europian

Bashkimi Evropian dhe Shqiperia kanë thyer shumë kufij shtetesh dhe tabu që kanë ekzistuar në shekuj. Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian funksionojnë mbi bazëne demokracive liberale, në të cilat shteti i së drejtës është i konsoliduar, ligji është i barabartë për të gjithë dhe të drejtat e njeriut janë të shenjta. Përqafimi i vlerave të demokracisë është vendimtar dhe themelor për vendet që aspirojnë për antarësimin në BE. Në këto rrethana, një pjesë e konsiderueshme e ndihmës së akorduar nga BE në kuadër të programeve CARDS, PHARE apo INTERREG për vendin tonë, synon pikërisht në ndërtimin e këtyre vlerave.

Shqiperia ne Bashkimin Europian ku aspirata e Shqipërisë për t’iu bashkuar Europës mori jetë që nga fillimi i viteve ’90. Pas një periudhe të gjatë përpjekjesh, reformash dhe ndryshimesh ky integrim e arriti kulmin e tij në 2007, me ratifikimin e MSA-së (Marrëveshja e Stabilizim Asocimit) nga Bashkimi Europian me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Integrimi në Bashkimin Europian ndikon në cdo aspekt të shoqërisë së një vendi, por duke ju referuar shoqërisë Shqiptare, ky integrim prek 3(tre) fusha; Politikën, Ekonominë dhe Aftësinë e shtetit shqiptar për të arritur “acquis communautaire”, ose e thënë ndryshe “Aftësia për të përshtatur reformat dhe pse jo, edhe kulturën europiane.”

Që misioni me emrin “INTEGRIM i Shqipërisë në BE” të quhet i plotësuar, duhet që të bëhet integrimi i këtyre 3(tre) aspekteve jetike. Nuk duhet harruar që integrim i pjesshëm, nuk do mund të quhej arritje dhe pasojat që do të vinin më pas, vetëm sa do ta përkeqësonin gjendjen e shoqërisë Shqiptare. Mjafton këtu të permendim rastin e Rumanisë apo Bullgarisë, ku integrimi i tyre në BE ishte i pjesshëm, ku mungoi integrimi ekonomik, dhe aktualisht këto vende po ‘vuajnë’ një ikje të trurit dhe krahut të punës drejt tregut Europian, ku pagesat dhe kushtet janë shumë herë më të favorshme.

Duke i analizuar këto faktorë, rezulton se integrimi politik i Shqipërisë është faktori më i rëndesishëm nga ku duhet të nisë procesi i afrimit me BE. Shtresa politike në vendin tonë akoma nuk ka arritur atë pjekuri, atë besim dhe atë përkushtim ndaj premtimeve të bera, ndryshe nga vendet e BE-së. Tek NE, akoma diskutohet për të kaluarën e një partie apo tjetre, të një individi apo tjetri, akoma nuk ka prioritete të sakta, madje mund të themi se ka aq shumë prioritete, por janë lënë aq ‘mbas dore’ sa vetëm prioritete nuk mund të quhen. Ndërkohë që ‘Europa’ kërkon të kundërtën!

Sic e kemi vënë re në fushata të ndryshme ndërkombëtare (Youth in ACTION, All Equal-All Different…etj), Europa po i kushton një rëndësi te vecantë Rinisë, të ardhmes, ndërsa në Shqipëri akoma nuk ka një program të qartë për këtë shtresë kaq të rëndësishme! Këtu tek NE, partitë politikë kanë si fokus “injorancën/shtresën e paditur”, pasi vetëm ajo mund të manipulohet me premtime të cilat s’dihet se kur do të realizohen. Dhe kjo nuk mund të quhet pjekuri, as përkushtim i politikës ndaj votuesve të saj, pasi integrimi në BE tenton të nxisë standarde më të larta dhe më uniforme të performancës demokratike në nivel kombëtar dhe sigurisht në atë ndërkombëtar.

Integrimi Ekonomik i Shqipërisë është hapi i dytë për të arrituar tek porta me emër BE. E si mund të hyjë një vend në BE me një ekonomi 27%-30% informale? Ky hap është i pari nga rëndësia, pavarësisht se BE përcakton politikën si paraprijëse. Të jesh pjesë e Bashkimit Europian, do të thotë të kesh edhe detyrime, dhe shumica e këtyre detyrimeve janë ekonomike.

Shqipërisë do ti duhet të paguajë miliona Euro nëse do të jetë pjesë e BE, ku pjesa më e madhe shkon për mbarëvajtjen e punës dhe shpenzimet për Institucionet Europiane si: Këshilli i Europës, Parlamenti Europian…etj, pa llogaritur këtu marrëveshjet e ndryshme ekonomike nga të cilat Shqipëria edhe mund të ‘humbasë’ ! Po tregu? Që një integrim ekonomik të jetë përfitues edhe për Shqipërinë, duhet padyshim të kemi një strukturë tregu të fortë dhe standarte për të përballuar cilësinë dhe konkurencën e prodhuesve apo importuesve Europianë.

Aftesia e nje shteti per tu pershtatur me reformat është një tjetër shtyllë ku Shqipëria duhet të fokusohet së tepërmi.Eshtë shumë e vështirë për një vend si Shqipëria që ka qëndruar për një gjysëm shekulli e izoluar të përshtatet menjëherë me reformat demokratike të BE-se. Faktorët që ndikojnë sigurisht që janë shumë por do doja të përmëndja vetëm Komunikimin dhe Kulturën. Të dy këto faktorë ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në gjetjen e një zgjithje apo gjëndje sa më optimale për qytetarët dhe subjektet që operojnë në territorin e Europës.

Të komunikosh, nuk do të thotë vetëm të flasësh, as të shkëmbesh letra apo mesazhe. Të komunikosh do të thotë te jesh i lirë të shprehesh në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme, të kesh mundësinë e lëvizjes së lirë, të kesh lehtësirat që kanë qytetarët e BE kur lëvizin nga njëri shtet në tjetrin, të kuptosh dhe të ndjehesh si në vendin tënd falë faciliteteve të ofruara.

Ky komunikim do të ndikonte në shkembimin e shumë vlerave materiale dhe jomateriale, në përthithjen e teknologjive më të reja dhe gjithashtu, në mundësinë e të qënit pjesë e projekteve të përbashkëta(psh “all equal-all different”). Të jesh pjesë e Bashimit Europian, do të thotë të jesh brënda një vendi ku bën pjesë edhe vendi yt.

Futja e Shqipërisë në ‘Familjen e Madhe Europiane’ nënkupton edhe ndërthyrjen e kulturës së saj me atë të vendeve të ndryshme të BE-së. Ajo që duhet të ndodhë, është pikërisht adoptimi i vlerave më të mira, eleminimi apo pakësimi i fenomeneve që në Europë nuk ekzistojnë, krijimi i një klime kulturore dhe mikpritëse që të jetë familjare për këdo Europian që do të ketë mundësinë të jetojë/pushojë në Shqipëri.

Megjithatë vendit tonë i duhet jashtë mase shumë punë për të arritur atje ku kërkon BE. Mjafton të hedhim një sy nga familjet shqiptare NE akoma shohim një rol të papërfillshëm të grave dhe fenomenin e dhunës në familje. Këto dy aspekte negative të shoqërisë shqiptare por edhe të tjera janë ato c’ka Europa pret që vendi ynë tia lerë së kaluarës. (Lezha.eu)

Leave a Reply

Copyright © 2006 - 2014 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress