Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Art & Kulture » Shqiperia e madhe e bashkuar

shqiperia madhe 300x209 Shqiperia e madhe e bashkuar

Shqiperia e madhe e bashkuar

“Shqiperia e madhe e bashkuar harta”, fillimisht e cilësuar si një bashkim i sipërfaqes së Shqipërisë dhe tokave të banuara nga popullata shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe e zgjeruar deri në Malin e Zi, ka qenë ëndrra e disa nacionalistëve shqiptarë.

Nocioni ishte përdorur si një arsyetim (ndër të tjera) për goditjen e regjimit të Beogradit mbi mospajtimet shqiptare në vitin 1980 në ish-Jugosllavi dhe represionit në Kosovë gjatë viteve 1990. Me deklarimin e Pavarësisë në shkurt 2008, Kosova u bë një shtet i dytë shqiptar.

Shqiperia e madhe e bashkuar

Gjithashtu, ndikimi politik shqiptar në Maqedoni është zgjeruar si pasojë e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, e cila i dha fund luftës së shkurtër në Maqedoni. Ja që vazhdimi i shqetësimit se “Shqiperia e madhe e bashkuar” harta është qëllimi përfundimtar nuk duhet të jetë çështje. “Shqipëria e Madhe” nuk është në interes të shqiptarëve. Ja pse…

Procesi i integrimit të Shqipërise, Kosovës dhe Maqedonisë në BE dhe NATO ndryshon llogaritë. Anëtarësimi i mundshëm i të trejave në Bashkimin Evropian kthen nga 2 në 2 e gjysmë votat shqiptare dhe vetot e mundshme në lidhje me strukturat vendim-marrëse kryesore (me gjysmë votimi që ka ndikim shqiptar, për mënyrën sesi voton Maqedonia).

Kurse skenari hipotetik i “Shqiperia e madhe e bashkuar harta”, në të kundërt, do të përkthehet në një votë të vetme. Duke ndërmarrë solidaritet politik midis liderëve shqiptarë në këto tre shtete, sa më shumë vota do të sillnin më shumë shtysë e ujdi. Bazuar në mekanizmin aktual të përfaqësimit të qeverive kombëtare në Bashkimin Evropian dhe duke ndërmarrë rregullime për sistemimin e anëtarëve të rinj, kjo llogaritje është veçanërisht e dallueshme në Këshillin e Evropës.

Në rastin e Komisionit Evropian, minimumi do të ketë dy komisionerë nga secili shtet shqiptar, me mundësinë e një të treti. Votimi në Këshillin e Bashkimit Evropian peshohet në favor të shteteve me popullatë më të vogël, duke siguruar kështu një avantazh shtesë. Në mënyrë të ngjashme, me Shqipërinë si anëtare të NATO-s, anëtarësimi i ardhshëm i Kosovës dhe Maqedonisë, do të amplifikonte zërin e përfaqësimit politik të popujve shqiptarë, në procesin e vendimmarrjes së Atlantikut të Veriut. Një logjikë e ngjashme do të aplikohej për një numër institucionesh ndërkombëtare.

Gjithsesi, ky nuk do të jetë një precedent, pasi tashmë është kthyer në zakon. Me zgjerimin e BE-së në 2004-n, Qipro u bë një shtet anëtar, duke dyfishuar votat greke dhe vetot në Këshillin Evropian dhe Komisionin Evropian. Por kjo është analogji thjesht në dukje. Rasti i Qipros është i ndryshëm në aspektin e ndikimit të saj mbi integrimin e Turqisë në Bashkimin Evropian dhe implikimet e saj për bashkëpunimin NATO-Bashkimi Evropian. Këshu, ironia e debatit mbi “Shqipërinë e Madhe etnike” është se kjo neglizhon një faktor kyç: interesin e ripërcaktuar të shqiptarëve. Përllogaritjet e reja strategjike shpjegojnë arsyen pse frika për një “Shqiperi te madhe etnike” është e pajustifikuar. (Lezha.eu)

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2014 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress