Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Skandal, Obama tradhton gruan me sekretaren

Skandal, Obama tradhton gruan e tij me sekretaren

Skandal, Obama tradhton gruan e tij me sekretaren

Plas skandali i radhës me presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas seks-gejtit të Bill Klintonit me sekretaren e tij është dhe presidenti aktual Barack Obama që ia ka “dredhur” të shoqes.

Kështu edhe njerëzit me ngjyrë nuk bëjnë përjashtim nga të bardhët në çrregullimet e raporteve bashkëshortore, të paktën sikundër shkruan sot National Enquirer e cila raporton se Obama tradhton gruan e tij Michell me 36 vjeçaren Vera Baker.

Skandal, Obama tradhton gruan me sekretaren

National Enquirer raporton se Vera Baker ka punuar për vite me Barack Obama, në ngritjen e fondeve për fushatën e tij zgjedhore (duke përfshirë edhe presidencën): Gjithashtu, në vitin 2004 kishte një marrëdhënie me presidentin aktual amerikan. Për më tepër, Zonja e Parë Michelle e zbuloi këtë tradhti atëherë dhe e fali burrin.

Por tani sipas National Enquirer lidhja midis Baker dhe Obama vazhdon ende duke iu referuar dëshmisë së një shoferi taksie që ka shoqëruar Obama dhe Baker në një hotel, ku të dy do të kalonin natën së bashku.

Kjo konfirmohet edhe nga një burim i besuar në mesin e stafit të Presidentit, si dhe nga një video kamera survejimi e hotelit.

Nëse “bomba”e lëshuar nga National Enquirer është e vërtetë, padyshim është një nga lajmet më të bujshme të vitit. (Lezha.Eu)

Vera Baker

Vera Baker

1 Comment

  1. admin says:

    e kane ne gjak demokratet

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress