Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Skandali i diplomave, pezullohet universiteti Kristal (Video)

Skandali i diplomave, pezullohet universiteti Kristal (Video)

Skandali i diplomave, pezullohet universiteti Kristal (Video)

Një ditë pasi shtyu seancën e pyetjeve para deputetëve për çështjen e Universitetit “Kristal”, nga Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, Këshilli i Ministrave ka urdhëruar pezullimin e licenses së këtij institucioni arsimor për një vit.

Nderkohe pas nje viti kjo shkolle duhet te plotesoje kriteret per akreditim dhe duhet te riaplikoje per te marre licencen.

Skandali i diplomave, pezullohet universiteti Kristal (Video)

Ky vendim nenkupton që për këtë vit akademik prane kesaj shkolle nuk do te pranohen studente te rinj, ndersa studentet aktuale do te vazhdojne normalisht procesin mesimor.

Vendimi erdhi pas berjes publike te skandalit te diplomave te marra nga djali i Umberto Bossi-t dhe nje shoqerues i familjes Bossi, pa qene fare ne Shqiperi.

Ministria e Arsimit ndermori nje kontroll per te vertetuar njoftimet e medias se ne kete menyre jane pajisur me diploma edhe shume studente ne Shqiperi.

Megjithate Ministria e Arsimit nuk beri te ditur se cfare eshte zbuluar nga ky kontroll. Paralelisht, eshte duke hetuar per falsifikim te dokumenteve zyrtare edhe prokuroria e Tiranës. (Top Channel / Lezha.eu)

Video Lajm pezullimi i licenses se Universitetit Kristal

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress