Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Skandali i llotarise kombetare monopol i qeverise

Skandali i llotarise kombetare monopol i qeverise

Skandali i llotarise kombetare monopol i qeverise

Skandali i tenderit te shumpërfolur të Lotarise Kombëtare, të cilat rëndojnë edhe më shumë pozicionin e qeverisë ku permes tenderit qeveria po transferon tek kompania e paracaktuar jo një, por 7 monopole.

Licensa e llotarise kombetare është një dhe e vetme, është monopol i pastër. Por kjo licensë ka autorizimin në ligj që të organizojë shtatë lojëra kombëtare, unike që nuk mund t’i realizojë kërkush tjetër. Favoret vijnë duke u shtuar, kur thuhet që lojërat mund të organizohen duke u shitur bileta me pakicë nëpërmjet rrjetit online të internetit apo përmes shërbimit të telefonisë celulare”, tha Braçe.

Skandali i llotarise kombetare monopol i qeverise

Lotaria Kombëtare është e vetmja që do të ketë edhe privilegjin për të bërë reklama dhe publicitet në media, pasi për të tjerat kjo është e ndaluar me ligj.

“Ligji nuk lejon kërkënd tjetër përveçse Lotarise Kombëtare, për të kryer publicitet me qëllim që të garantojë një shumicë dërrmuese lojëtarësh në të shtatë lodrat kombëtare unike të këtij monopoli të pastër., që i jepet një privati”, tha Braçe.

Sipas Braçes një tjetër favor që qeveria i ka dhënë me ligj kompanisë fituese lidhet me tarifën e licencimit, e cila ndonëse parashikon monopolin për 7 lojra fati do të jetë vetëm 300 milionë lekë.

“Tarifa e marrjes së licensës për kazino në territorin e Tiranës është 1 miliardë lekë të reja, për një Lotari Kombëtare unike është përcaktuar që kjo tarifë të jetë vetëm 300 milionë”, tha Braçe.

Pika më e dyshimtë e tenderit për licencën, sipas deputeti socialist është ajo që përjashton çmimin nga kriteret e vlerësimit. Qeveria pretendon se për këtë është këshilluar nga konsulenti por zoti Braçe e rrëzon këtë argument duke iu referuar dokumentave zyrtarë.

“Në vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 11 janar janë përcaktuar kriteret e vleresimit te tenderit. Dhe po ne kete vendim qeveria autorizon ministrine e financave te pajtoje konsulentin. Si i percaktoi kriteret konsulenti kur nuk ishte pajtuar akoma? , tha Braçe.

Opozita e ka cilësuar tenderin për Lotarinë Kombëtare si një akt kriminal përmes të cilit qeveria po grabit një të drejtë të publikut për t’ja dhënë klientave të pushtetit të saj. (Top Channel / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress