Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Sport Live » Spanjollet: Europiani 2012 me i veshtire se Boterori

Spanjollet: Europiani 2012 me i veshtire se Boterori

Spanjollet: Europiani 2012 me i veshtire se Boterori

Andres Iniesta, mesfushori i kombëtares spanjolle, paralajmëroi se EURO 2012 do të jetë më i vështirë për tu fituar se sa kampionati botëror i vitit 2010 ku iberikët u shpallën kampionë.

“Ky turne do të jetë më i vështirë se Botërori i Afrikës së Jugut, por ne jemi të përgatitur për të arritur një tjetër sukses”, theksoi Iniesta për mediat spanjolle në ditën e tij të parë të grumbullimit me kombëtaren.

Spanjollet: Europiani 2012 me i veshtire se Boterori

Futbollisti që shënoi golin e fitores në finalen e madhe ndaj Hollandës në vitin 2010 shpjegoi se kujtimet janë të bukura, por ai është i përqendruar tek e tashmja: “Shoh të tashmen dhe atë që na pret.

Nuk mendoj për golat e mi, por dua që skuadra të luajë mirë dhe të shfrytëzojë mundësitë për fitore.”

Shiko ndeshjet e Europianit live me koment shqip ne HD falas (kliko ketu).

Ndërsa Cesc Fabregas, i cili vuan nga një dëmtim në kofshën e këmbës së djathtë, do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Italisë në EURO 2012.

Mjekët e përfaqësueses spanjolle gjithsesi nuk rekomandojnë që mesfushori i Barcelonës të aktivizohet në miqësoren që Spanja do të luajë ndaj Kinës. (Top Channel / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress