Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Stresi:luftojme cdo dite semundjen moderne

stress 300x192 Stresi:luftojme cdo dite semundjen moderne

Stresi: Si të luftojmë çdo ditë sëmundjen e jetës moderne

Para se te “shperthejme”, eshte mire te ndalim nje cast, sepse shume tension i akumuluar brenda nesh mund te vere ne rrezik shendetin mendor dhe fizik. Ka veprimet e vogla te perditshme qe na ndohmojne te luftojme semundjen e shekullit.

Mikesha juaj më e mirë ka vendosur të martohet në mes të verës dhe ju nuk e keni gjetur ende kohën për të blerë fustanin e duhur? Në zyrë, për shkak të pushimeve të verës ke mbetur vetëm me një mal me punë çdo ditë. Fëmijët janë prekur nga ndonjë virus i lehtë i stinës kur jeni në prag të pushimeve. Na ndodh shpesh që periudha të ndryshme të jetës sonë të jenë më shumë të ngarkuara se sa duhet, duke na rënduar së tepërmi gjendjen mendore dhe fizike. E gjitha për faj të stresit, sëmundjes së stilit modern të jetesës.

Stresi:luftojme cdo dite semundjen moderne

Por a është e mundur të mendojmë për veten pa u stresuar dhe sforcuar? Sigurisht që po, edhe pse shumë femra janë të paafta të gjejnë kohën e duhur për t’u kujdesur tërësisht për veten. Por nëse pak tension mund të aktivizojë shqisat dhe mendjen, shumë tension mund të vërë seriozisht në rrezik shëndetin mendor dhe fizik. Stresi është një faktor që ndikon negativisht në të gjithë organizmin tonë, duke filluar që nga lëkura e deri te truri. Të pushosh pak, të ushqehesh keq, të mos bësh aktivitet fizik, të mos pushosh kurrë, të mos i kushtosh asnjë moment të vetëm vetes, është një stil jetese që ndikon jo vetëm në humorin tonë, por edhe në paraqitjen estetike. Ndryshimi i parë vërehet te lëkura, e cila është më e fishkur se kurrë më parë. Ajo humbet elasticitetin, shtohen rrudhat dhe dobësohen muskujt e fytyrës.

Çlodhja

Është një nga elementet e para të domosdoshme për të rivendosur në ekuilibër ekzistencën tuaj, duke reduktuar rreziqet fizike që shkaktohen nga stresi.

Meditimi

Është një mënyrë e mirë për t’u çlodhur dhe ndier kënaqësi. Mos mendoni që të meditoni do të thotë vetëm të qëndrosh në një pozicion të parehatshëm trupor dhe të përsëritësh fjalë relaksuese me sy mbyllur. Të meditosh do të thotë edhe të ecësh, të notosh, të pikturosh, të lash makinën apo të lyesh portën. Me pak fjalë, çdo lloj aktiviteti që të ndihmon qetësisht të përqendrosh vëmendjen mbi atë që je duke bërë. Përsëritja e veprimeve do ju ndalojë të mendoni pa pushim ndaj problemeve të punës, partnerit, familjes dhe miliarda gjërave që keni për të bërë. Nëse mendja juaj nuk ndalon asnjë çast dhe është shumë aktive për të ndaluar dhe medituar, imagjinoni një situatë relaksi. Provoni të “prodhoni” fantazi pozitive që ju çon larg tensioneve të përditshme. Shkoni larg me mendjen tuaj, imagjinoni sikur ktheheni në atë ishullin e bukur ku keni parë perëndimin më të bukur të jetës suaj, apo mendojeni veten në një dhomë hoteli me miqtë e tuaj të dashur, duke treguar barsoleta e duke u kënaqur.

Ushqimi

Të hash ndihmon gjithmonë në qetësimin e simptomave të stresit. Por është shumë më mirë nëse gatuani vetë pjatën e preferuar. Pavarësisht stinëve, frutat dhe perimet me ngjyra ndihmojë gjithmonë në qetësimin e gjendjes shpirtërore.

Merrni frymë thellë

Për ta shndërruar tensionin në relaks, një tjetër mënyrë është ajo e të marrit frymë thellë. Stresi lidhet ngushtë me frymëmarrjen, duke e bërë më të vështirë dhe duke shtuar ndjesinë e ankthit. Në këtë mënyrë toksinat nuk nxirren jashtë, duke përfshirë në veprim nerva dhe muskuj që rrezikojnë të manifestojnë lodhje dhe rrahje të shpejta zemre. Për të hequr ankthin duhet të fokusohemi te gjërat pak nga pak, jo menjëherë.

Shijoni gjërat që ju rrethojnë, që nga lulet e vendosura në ballkon, nga muret e dhomës të lyera me ngjyrat që keni zgjedhur. Me pak fjalë kënaquni duke parë vetëm gjërat e bukura.

Uji

Mos harroni të kujtoni se kur jeni të stresuar lëngjet e freskëta dhe sidomos uji ju bëjnë gjithmonë mirë. Nëse jeni nervozë, evitoni kafenë dhe pini lëngje frutash, pije pa gaz dhe pa kafeinë. Çaji jeshil është një aleat i mirë për shëndetin e bukurinë dhe mbi të gjitha nuk përmban kafeinë. Po ashtu, kamomili qetëson shumë, ashtu si çaji i malit, dafina apo mëllaga.

Dhuroni dashuri

Fakti se jeni i rrethuar nga njerëz që doni ju bën të ndiheni më mirë. Përkëdhelni fëmijët para se të shkojnë për të fjetur, përqafojini, edhe pse nuk janë më fëmijë. Puthni të dashurin ose bashkëshortin tuaj, apo një pjesëtar të familjes. Flisni për gjëra pozitive që ju kanë ndodhur në jetë, në vend që të ankoheni për problemet që keni. Bëjini një telefonatë mikeshës suaj që është gjithmonë optimiste e alegro dhe që është e aftë t’ju bëjë të buzëqeshni edhe kur jeni pa humor. Ndërveprimi social, komunikimi, ndihmon trurin të punojë më mirë, duke e “inkurajuar” të gjejë zgjidhje të reja edhe për probleme që duken të pazgjidhshme.

Kafshët

Nëse keni një kafshë në shtëpi shijoni deri në maksimum kënaqësinë që ju fal. A e dinit se të jetuarit me një qen apo mace mund t’ju ndihmojë të mbani të ulët tensionin e gjakut dhe të zvogëloni hormonet e stresit. Në momentin kur të duket sikur jeni duke shpërthyer nga gjithë ai presion që keni brenda vetes, është mirë të bëni pak pushim. Gjeni një vend të qetë ku të uleni, merrni frymë thellë, përqendrohuni për të ulur tensionin dhe qetësuar të rrahurat e zemrës. Qetësoni mendjen dhe kujtoni se hallet nuk mbarojnë kurrë, më e rëndësishme është shëndeti. Sipas ekspertëve, edhe muzika mund të shërbejë si ndihmë në situata të tilla. Një studim ka treguar se të dëgjosh për gjysmë ore muzikë klasike është e barabartë me marrjen e një doze prej 10 mg valium. Pra ka efekte qetësuese. (Gazeta Shqip / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress