Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Studentet ne proteste ndaj shitjes se diplomave

Studentet ne proteste ndaj shitjes se diplomave

Studentet ne proteste ndaj shitjes se diplomave

Skandali i shitjes së diplomave duhet të ndalet nga Ministria e Arsimit. Me këtë motiv, studentët e Universitetit të Tiranës, në Ditën e Drejtësisë, zhvilluan një marshim në shenjë proteste, nga Korpusi i Universitetit të Tiranës për t’u ndalur para Ministrisë së Arsimit.

Studentet qendruan para Ministrise se Arsimit, ku dhe kane kerkuar shpjegime. Zyra e Shtypit, në Ministrine e Arsimit, sqaron se inspektimi i tyre ne Universitetin Kristal do te zgjase dhjete dite.

Studentet ne proteste ndaj shitjes se diplomave

Vetem pasi te nxirren te gjitha te dhenat do te kete nje qendrim zyrtar nga Ministria e Arsimit. Por nderkaq prokuroria eshte shprehur se Ministria e Arsimit, duhet te jete ne dijeni te ketyre veprimeve, pasi diplomat e shkolles se mesme të te gjithe studenteve te huaj, siglohen ne ministri para se ata te vijojne studime e larta ne universitetet tona.

Tafaj: Po hetojmë tek “Kristali”

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, duke iu referuar rastit te Universitetit Kristal tha se do të luftohet korrupsioni, në cdo nivel arsimi, qofshin ato private apo shteterore. Por, Tafaj tha se diplomimi i dyshimte i dy italianëve, nuk e zbeh cilësine e universiteteve shqiptare.

“Ka disa ditë që çështja e diplomave të dy qytetarëve italianë, të lëshuara në shkollën e lartë private “Kristal”, po shfrytëzohet për të nxirë gjithë sistemin arsimor shqiptar, në mënyrë të veçantë, për të goditur rëndë sektorin e arsimit privat.

Dëshiroj të nënvizoj se politikat tona të liberalizimit të arsimit të lartë dhe rritja e cilësisë, janë krejtësisht e papajtueshme, me dukuritë e abuzimeve të korrupsionit. Çështja në fjalë është në një hetim administrativ për të arritur ne konkluzione të plota dhe të bazuara në ligj.

Sistemi ynë arsimor nuk është i imunizuar nga dukuritë e abuzimeve apo të korrupsionit në të gjitha format, por ne jemi të vendosur, që cdo shfaqje e abuzimit dhe korrupsionit në sistemin arsimor privat apo publik, universitar apo parauniversitar, të marrë ndëshkimin e merituar sipas ligjit”, tha në seancën plenare të së enjtes, ministri Tafaj.

Video Lajm

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress