Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Njoftime Falas » Studimet me kohe te pjesshme, Universiteti Part-Time 2012

Studimet me kohe te pjesshme, Universiteti Part-Time 2012

Studimet me kohe te pjesshme, Universiteti Part-Time 2012

Studimet me kohë të pjesshme pritet t’i ndjekin këtë vit rreth 9 mije studentë në 11 universitetet publike të vendit. Në total, bashkë me ciklin e parë të studimeve për vitin e ri akademik do të ulen në auditorë rreth 35.000 studentë.

Nga sa ka bërë me dije MASH, pranimet janë rritur me 9-10%. Për sistemin e ditës janë shtuar 1400 vende. Sa u përket studimeve part-time, Universiteti Politeknik nuk do të ketë të tilla, por vetëm studime të Edukimit në Distancë.

Studimet me kohe te pjesshme, Universiteti Part-Time 2012

Në total janë propozuar 40 kuota të tilla. Universiteti i Tiranës do të pranojë në këtë cikël studimesh 1350 maturantë. Pjesën më të madhe të kuotave do ta zërë Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë me 750 kuota. Pas tij, renditet Fakulteti i Infermierisë me 345 kuota dhe më pas Fakulteti i Drejtësisë me 200 kuota. Ndërsa 100 kuota pritet të jenë për studentë nga trojet shqiptare.

Në degët më të kërkuara, siç është Juridiku, përzgjedhja do të bëhet në bazë të mesatares së gjimnazit. Për këtë cikël studimesh mund të aplikojnë si maturantët që mbarojnë këtë vit gjimnazin, ashtu edhe kandidatët që kanë mbaruar maturën në vitet e mëparshme dhe kanë mundur të marrin dy provimet, me detyrim dhe me zgjedhje.

Do të jetë Këshilli i Ministrave, i cili do të miratojë propozimet me një vendim të posaçëm. Më tej, universitetet do të shpallin afatet e regjistrimeve. Sa u përket dokumenteve që aplikantët duhet të kenë në momentin e regjistrimit, do të jenë 5 të tilla.

Bëhet fjalë për fotokopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose të ndonjë dëftese apo diplome tjetër studimi, të fituar jashtë vendit, të barasvlershme me atë në Shqipëri. Dokumenti tjetër ka të bëjë me kartë identiteti ose pasaportë dhe fotokopje të tyre.

Gjithashtu kërkohen edhe dy fotografi, si dhe mandatarkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1550 lekësh, paguar në Postën Shqiptare. Nga ana tjetër, kërkohet edhe vërtetim që dëshmon se kandidati nuk ndjek program tjetër studimi me kohë të plotë ose të pjesshme në ndonjë universitet publik. (Panorama / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress