Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Art & Kulture » Surprizat e “X Factor Albania”

Surprizat e “X Factor Albania”

Surprizat e “X Factor Albania”

Kanë filluar tanimë audicionet për talent- show-n më të madh në Shqipëri, ‘X-Factor’. Stafi i televizionit “Klan” së bashku me jurinë VIP dhe dy autoret e këtij produksioni, 2-shen e famshme Grabocka-Vejsiu.

Kanë filluar rrugëtimin në kërkim të talenteve të reja sa në një qytet, në një tjetër, ku dhe siç mësohet ka pasur një pjesëmarrje të gjerë…

Surprizat e “X Factor Albania”

Lidhur me këtë sfidë të re, “Bluetooth” ka mundur t’u marrë edhe nga një prononcim regjisores Grabocka dhe prezantueses Vejsiu, ndërkohë që përcjellim për ju edhe detaje nga audicionet e zhvilluara…

Ç’do të thotë për ju ‘X Factor’?

Vera Grabocka: “Ky është një format i jashtëzakonshëm dhe ne duam që Shqipëria të jetë një nga vendet që do ta realizojnë me sukses. E veçanta për publikun do të jetë procesi i transformimit të njerëzve të thjeshtë në njerëz të famshëm përmes këngës që do të hapë portën drejt së ardhmes së muzikës. Do t’u zbulojmë këtyre njerëzve një përmasë tjetër, që do t’u ndryshojë të ardhmen. Partneriteti me F. Media Sony Music (gjiganti i diskografisë botërore që do të lançojë këtë talent shqiptar në botë) dhe ‘Tv Klan’, janë garancia e suksesit. ‘X Factor’, është i hapur pa kufi për të gjithë pa kufizime moshe, është format hit në të gjithë botën dhe në Shqipëri do të vijë me të gjithë shkëlqimin e tij. Në vite kam zbuluar dhe projektuar suksesin e shumë artistëve të famshëm. Le të shohim kush do të jetë i radhës!”, ka përfunduar regjisorja e suksesshme.

Alketa Vejsiu: “Është sfida jonë e re në një program sfidues. Idetë lëvizin botën. Ajo e Simon Cowell për të sjellë ‘Faktorin X’ ka qenë një ide brilante. Jo vetëm show, një mision për të zbuluar talente, për të edukuar të rinjtë me punën, shijen për të bukurën, për të promovuar njerëz të rinj, për të sjellë imazhin e Shqipërisë dhe rinisë së bukur në sytë e botës që e monitoron. Ky mision do të realizohet në Shqipëri, në përputhje me standardet botërore perëndimore të industrisë së medias. Një format që do të vijë me një infrastrukturë teknologjike të përsosur të fuqisë “KLAN” dhe nën energjinë pozitive dhe ambicies për perfeksion të Vera Grabockës, me të cilën kemi nisur këtë rrugëtim që do të bëjë gjithë shqiptarët të këndojnë”.

Audicioni
Ka qenë një javë tejet intensive për ‘X Factor Albania’, ku mijëra të rinj janë bërë tashmë pjesë e audicionit të parë të producentëve të këtij talent/show botëror. ‘X-Factor Albania’ ka nisur rrugëtimin e tij nëpër qytetet e Shqipërisë të martën, që lamë pas. Stacioni i parë ka qenë qyteti i Pogradecit, ku edhe pse ka qenë një kohë me shi me mijëra të rinj janë mbledhur në pallatin e sportit të qytetit për t’u bërë pjesë e audicionit të talent-show-t më të famshëm në botë, “X-Factor”. Pikërisht autorët e këtij programi, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu përmes këtij produksioni gjigant të televizionit Klan po ndalojnë në çdo qytet të vendit për të gjetur të gjithë ata që ëndërrojnë skenën e muzikës. Pas Pogradecit ka qenë qyteti i Beratit, ai që ka pritur producentet artistike, ku në kalanë historike që identifikon këtë qytet të lashtë mbërritën mijëra të rinj për t’u bërë pjesë e evenimentit të madh të ‘X-Factor Albania’. E nga një vend historik në tjetrin, ditën e enjte ka qenë kalaja ‘Argjiro’ në Gjirokastër ajo që ka mbledhur gjithë të rinjtë në audicionin e madh të talenteve të këtij qyteti. Ndërsa dita e premte ishte rezervuar për të gjithë të rinjtë e qytetit bregdetar të Vlorës. Audicioni po zhvillohet për katër kategoritë, atë të djemve, të vajzave, të grupeve dhe atyre mbi 25 vjeç. Ajo që bie në sy në këtë sipërmarrje të televizionit “Klan” është fakti se X-Factor Albania po ruan të njëjtat standarde sikundër simotrat e saj perëndimore.

Mister Juria VIP
Juria e programit ‘X Factor’ ka një rol mjaft të rëndësishëm. Pasi jo vetëm ata përzgjedhin konkurrentët në audicionet e mëdha të talenteve në qytetet e mëdha, por pasi të zgjidhen finalistët, anëtarët e jurisë së bashku me ta do të votohen nga publiku. Duke qenë se programi është mjaft popullor dhe për muaj me radhë mban publikun pas vetes, (madje shikueshmëria e këtij formati ka thyer rekorde në botë) mjaft personazhe të muzikës kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e jurisë së ‘X-Factor Albania’. Siç kemi mësuar ata të katërt do të jenë emrat më të njohur e më të dashur të publikut shqiptar…por ama ky mbetet ende një sekret, që ‘Bluetooth’ do ta zbulojë shumë shpejt. Ajo që dihet deri më tani është se program ‘X Factor Albania’ monitorohet në çdo hap nga krijuesi i formatit Simon Cowell dhe kompania “Syco”, partnere e gjigantes “FremantleMedia”.

Fotot që ju sjellim sot shfaqin pikërisht Verën dhe Alketën gjatë audicionit në qytetin e Beratit, dhe Pogradecit, ku të dyja duken mjaft në formë. Ndërkohë që në foton e dytë ku Alketa është e vetme, duket qartë masiviteti i të rinjve pjesëmarrës… (Bluetooth / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress