Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Taksat e biznesit paguhen online

Taksat e biznesit paguhen online

Taksat e biznesit paguhen online

Aplikacioni i pageses elektronike online i lejon nje biznesmeni qe te krijoje llogarine e tij elektronike tek tatimet dhe nepermjet saj te lidhet me bankat per te bere pagesen pa qene e nevojshme te paraqitet fizikisht.

Dy aplikacione te reja te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve u mundesojne biznesmeneve qe keto dy veprime t’i bejne nepermjet telefonit celular online.

Taksat e biznesit paguhen online

Çdo sipërmarrës në Shqipëri që ka në përdorim një smartphone ose një tablet me shërbimin e internetit, nuk është më i detyruar të shkojë tek zyrat e tatimeve për t’u njohur me detyrimet e tij ndaj shtetit apo të shkojë në sportelet e bankave për të bërë pagesën por te lidhet me tatim taksat dhe te beje pagesen online.

Per Kryeministrin Sali Berisha ky eshte nje projektet me te rendesishme te programit te Shqiperise dixhitale, jo vetem se redukton ndjeshem kostot e biznesit dhe rrit cilesine e sherbimit, por hap rrugen e perfitimit te ketij sherbimi per te gjithe qytetaret.

“Ky eshte nje transformim epokal, pasi eshte arritur koha rekord, me e shkurter per taksapaguesin, per te paguar dhe kontrolluar detyrimet e tij. I garantoj qytetaret shqiptare se pagesa elektronike do te jete realitet i prekshem brenda vitit 2013”, tha Berisha.

Aplikacioni i dyte inovativ i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve është mobile-tax (taksa nga celulari). Nepermjet te cilit cdo tatimpagues mund te kontrolloje ne çdo kohe situaten e tij nga telefoni celular dhe te marre informacionet e duhura nga administrata tatimore per te paguar ne kohe detyrimet. Ky aplikim eshte pjese e projektit Shqiperia ne celular, qe, sipas Kryeministrit Berisha redukton korrupsionin dhe rrit transparencen e qeverisjes.

“M-Albania synon t’u jape ne dore, ne celularin e tyre qytetareve shqiptarë dhe biznesit te gjitha sherbimet e kesaj administrate. Le te kalojme ne gradualisht tek monedha elektronike. Eshte padiskutim monedha me e paster më e sigurtë, me qytetare ne sherbimin ndaj qytetarit”, tha Berisha. / Top Channel /

Leave a Reply

© 2013 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress