Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Taksat e reja per vitin 2014

Taksat e reja per vitin 2014

Taksat e reja per vitin 2014

Taksat e reja qe do te rriten per vitin 2014. Kush zotëron një shtëpi të dytë në emër të tij do të paguajë një taksë dy herë më të lartë për banesën se ajo, që paguhet normalisht.

Kjo është një nga normat e taksave te reja qe do paguhet ne 2014, të parashikuara që të diskutohen me grupet e interesit dhe të kalojnë në vlerësimin e qeverisë e të Kuvendit, për t’u bërë më pas pjesë e paketës fiskale.

Taksat e reja per vitin 2014

Kjo është një masë për të marrë më shumë taksa nga më të pasurit e shoqërisë shqiptare dhe synon të ngërkojë me më shumë detyrim fiskal ata që kanë apartamente apo vila në bregdet, në mal, ose apartamente që i japin me qira, veç shtëpisë ku banojnë normalisht. Kuptohet që një mundësi të tillë e kanë biznesmenë por edhe politikanë, që publiku i sheh shpesh edhe me banesa në Razëm, Gjirin e Lalzit, në Dajt, në Dardhë, etj. Por, ata që e kanë këtë mundësi, kanë edhe një nivel jetese që u lejon të kontribuojnë shumë më tepër se të tjerët në buxhetin e shtetit.
Veç taksës së banesave, në draft ekspertët e Financave parashikojnë që edhe taksa për ndërtesat që përdoren për qëllime biznesi të jetë dy herë më e lartë se ajo e ndërtesave për qëllim banimi.

TVSH
Një nga ndryshimet që me siguri do të debatohen është ai në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Këtu kemi një një, po një numër ndryshimësh, duke nisur nga ulje, zerime, por edhe rikthim në regjimin e TVSH-së të shërbimeve që ishin përjashtuar më parë.
Heqja e TVSH-së parashikohet të propozohet për ilaçet, që të hynte në fuqi nga 1 prilli i vitit të ardhshëm. Në këtë pikë, ekspertët arritën në konkluzionin se futja e 10% TVSH për medikamentet solli, ndryshe nga sa premtoi qeveria Berisha, rritjen e çmimit të tyre më se 14 për qind. Po kështu, parashikohet të hiqet TVSH për njësitë akomoduese, si mbështetje fiskale për sektorin turistik.

Në të dy rastet, do të ishte më korrekte të përdorej shprehja “TVSH me nivel zero”, në vend të “heqje e TVSH”-së, pasi kjo e fundit do të përjashtonte ndërmarrjen e një sektori nga sistemi TVSH, por edhe do të bënte për të të pamundur të shkarkonte TVSH-në e objekteve të blera nga biznesi i madh.

Taksa e Reklames
Edhe ndërmarrjet që përdorin reklamën, kryesisht media, duhet ta gjykojnë me kujdes rifutjen e TVSH-së për reklamën në to në nivelin e presupozuar të 10 përqindëve. Nga një anë, parashikohet rritje e kostos së reklamës për ata që e sjellin atë në media. Por, nga ana tjetër, media, që ishte e përjashtuar nga sistemi TVSH, tani do të ketë të drejtën të shkarkojë TVSH-në për investimet e veta, që i bënte duke blerë me TVSH pajisje e shërbime të shtrenjta. Ajo që duhet të ngulmohet me forcë në këtë rast nga grupet e interesit, mendimi i të cilëve do të merret patjetër, është ulja në një nivel njëshifror, pra në 1, 2 apo 3 për qind maksimumi.

Edhe sektori i librit dhe ai i shtypshkronjave supozohet të rikthehet në TVSH me nivel 10%.
Rikthehet, edhe më “fuqishëm” TVSH-ja për arsimit. Niveli do të jetë ai normal: 20%. Ndërkohë, ende nuk ka një ide të qartë lidhur me heqjen apo subvencionimin e produkteve ushqimore.

Taksa e Akcizes
Kafeja do të shtrenjtohej më shumë nga të gjitha mallrat e akcizës, në rast se do të miratohej edhe në Kuvend varjanti i parashikuar nga financierët e qeverisë. Kjo, pasi akciza për kafenë e pjekur duhet të kalojë nga 60 në 120 lekë për një kilogram, duke u dyfishuar, por edhe duke ndikuar dukshëm në rritje të ndjeshme të çmimit të saj. Rritje duhet të ketë edhe vera e pijet e tjera alkoolike, deri në 30 për qind të akzicës, ndërkohë që subjekteve të birrës në vend u hapet një dritare ndihmëse: akcizën e saj do të paguajnë vetëm ato ndërmarrje që prodhojnë më shumë se 200 mijë hektolitra në vit, ku nuk hyn asnjë nga pesë firmat që operojnë në Shqipëri.

Transaksioni
Deri tani një firmë mund të kryente pagesa në dorë deri më 300 lekë të reja, por paketa parashikon uljen e shifrës minimale të pagesave me bankë në 150 mijë, në mënyrë që të të njihen si shpenzime të zbritshme për efekt taksash.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Rikthim në regjimin e TVSH-së

Rivendoset TVSH mbi reklamat në masën 10%
Rivendoset TVSH mbi librin e shtypshkrimet në masën 10%
Rivendoset TVSH në arsim në masën 20% në tetor 2014 ose 2015
Rivendoset TVSH për kompanitë hidrokarbure në masën 20%

Ulje e nivelit të TVSH-së

Ulet TVSH për hotelet në nivelin 10%

Heqje e TVSH-së

TVSH në nivel zero për ilaçet nga 1 prilli 2014
TVSH në nivel zero për njësitë akomoduese jo-hoteliere

Nivele të diskutueshme të TVSH-së

Lëndët e para bujqësore: Subvencion për fermerët ose nivel zero
Produktet e “shportës”: Subvencion për konsumatorët ose nivel zero

Akcizat

Cigare: nga 70 në 90 lekë për kilogram
Verë e pije alkoolike: Rritje 30%
Kafe e pjekur: nga 60 në 120 lekë për kilogram
Birra: Vetëm kompanitë që prodhojnë më shumë se 200.000 hektolitra në vit

Tatim-fitimi

Xhiro deri në 2 milionë lekë në vit taksë fikse
Xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë në vit 7.5%
Biznesi i madh 10-15%
Koncesionarët 20%
Nafta e gazi 50%

Taksa e nderteses

Dyfishohet taksa për ndërtesë me qëllim biznesi
Dyfishohet taksa për shtëpinë e dytë të të njejtit pronar

Renta minerare

Rritje 15% për mineralet dhe naftën

Taksa e qarkullimit të automjeteve

Varjanti i parë: nga 7 lekë për litër për naftën e benzinën, në 12 lekë për naftën dhe 11 lekë për benzinën
Varjanti i dytë: 14 lekë për naftën dhe 14 lekë për benzinën

Transaksionet me banka

Niveli më i ulët i njohur si i zbritshëm kalon nga 300 mijë, në 150 mijë lekë. / 24 Ore / © Lezha Online /

Leave a Reply

© 2013 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress