Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Aktualitet » Testi i matures 2012, vleresimi dhe korigjimi i provimeve

testi matures 2012 300x173 Testi i matures 2012, vleresimi dhe korigjimi i provimeve

Testi i matures 2012, vleresimi dhe korigjimi i provimeve

Provimet e Maturës do të kalojnë në tri duar korrigjuesish. Veç tyre, një administrator i caktuar nga MASH monitoron gjithë procesin. Sipas këtij dikasteri, kjo skemë vlerësimi nuk lë vend për ankimim.

“Janë 3 specialistë të trajnuar që kontrollojnë testet. Ky proces bën të mundur transparencë dhe mbi të gjitha nuk lë hapësirë për rikorrigjim.

Testi i matures 2012, vleresimi dhe korigjimi i provimeve

Në 2009-n, ankimuan rreth 7% e maturantëve, çka krijoi konfuzion”, thanë për gazetën burime zyrtare pranë MASH. Sipas tyre, me përmirësimin e rregullave të Maturës, u shtua numri i vlerësuesve dhe nga rregullorja u hoq e drejta e ankimimit. Aktualisht po kryhet korrigjimi i testeve të provimit të Letërsisë në 6 qendra, njëra prej të cilave në Tiranë, të tjerat në rrethe. Rregullorja ka përcaktuar qartë standardet e vlerësimit.

“Vlerësuesit nuk mund të bëjnë shënime në test, me përjashtim të eseve ku evidentohen gabimet drejtshkrimore”, thuhet në rregullore. Korrigjuesit, vlerë-simet me pikë për çdo kërkesë të testit i pasqyrojnë në formularët përkatës. Akordimi i vlerësimeve të dy vlerësuesve te pavarur bëhet në fund të çdo dite vlerësimi. Të gjitha provimet e Maturës Shtetërore korrigjohen në mënyrë manuale.

Alternimi i testit mes pyetjeve me alternativa dhe atyre me zhvillim plus esenë, e ka bërë të pamundur zbatimin e një metode elektronike korrigjimi. “Për nga vetë mënyra si është i ndërtuar testi, kjo nuk është e mundur, pasi aparaturat mund të vlerësojnë vetëm pyetjet me alternativa, por ekziston mundësia që të rishikohet testi final”, sqarojnë specialistët e MASH. Provimi i radhës për maturantët është ai i Matematikës, më 16 qershor, ndërsa ato me zgjedhje zhvillohen në datën 30 qershor.

Formulari A2 për pranimet në universitetet publike do të plotësohet pasi maturantët të kenë në duar të gjitha notat e provimeve të Maturës. Maturantët do të kenë afat deri më 30 korrik për ta plotësuar. Ky vit është i pari që nxjerr nxënësit me një kurrikul të re, që zgjat 3 vjet dhe jo më 4, siç ishte më parë.

Pas 8 ditësh pritet të dalin rezultatet e provimit. Maturantët kanë të drejtë të tërheqin një fotokopje të testit vetëm pasi të kenë përfunduar të gjitha provimet e detyruara. (Panorama / Lezha.eu)

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2014 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress