Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Ne Tetor nisin aplikimet per llotarine amerikane

Llotaria amerikane, aplikim, pergjigje, fituesit

Llotaria amerikane, aplikim, pergjigje, fituesit

Ambasada Amerikane në Tiranë bëri të ditur sot se, periudha e aplikimit për LLotarinë Amerikane (Viza e Shumëllojshmërisë – DV) fillon më datë 4 Tetor 2011, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe përfundon në orën 18:00 të datës 5 Nëntor 2011.

Ne Tetor nisin aplikimet per llotarine amerikane

Në deklaratën zyrtare të kësaj ambasade thuhet se, “nuk ka asnjë tarifë për t’u regjistruar për llotarine amerikane. Ndërkohë që, tarifa e vizës paguhet ditën e intervistës në Konsullatë, vetëm nga ata që do të rezultojnë të përzgjedhur”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se, “regjistrimi për llotarine amerikane bëhet në faqen e internetit: www.dvlottery.state.gov”.

Rregullat dhe udhëzimet në gjuhën shqipe gjenden në faqen e internetit të Ambasadës per llotarine amerikane: albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html. Ndërkohë, para aplikimit për llotarine, duhet të kontrollohen kërkesat për kualifikim, si arsimi ose puna e specializuar. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress