Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Themelimi i partise socialiste, feste ne Lezhe

Themelimi i partisë, PS feston sot 19 vjetorin ne Lezhe

Themelimi i partisë, PS feston sot 19 vjetorin ne Lezhe

Socialistët festojnë sot 19-vjetorin e lindjes së partisë së tyre. Por ndryshe nga herët e tjera, sot festa do t’i kushtohet bazës dhe jo thjesht themeluesve të saj.

Për këtë arsye është vendosur që takime me rastin e kësaj dite të zhvillohen thuajse në të gjitha degët e PS-së në rrethe, ndërsa në mbrëmje është menduar edhe për një darkë në Lezhë, ku pritet të jenë të pranishëm, përveç kreut të PS-së, Edi Rama, dhe të gjithë deputetët e grupit parlamentar socialist, si dhe figurat më të larta drejtuese të partisë për këtë qark.

Themelimi i partise socialiste, feste ne Lezhe

Festa në rrethe

Festimet e 19-vjetorit të Partisë Socialiste pritet të nisin që sot paradite në të gjitha rrethet e vendit, ku janë menduar organizime simbolike me rastin e kësaj dite. Shumica e deputetëve socialistë janë shpërndarë pikërisht në zonat e tyre elektorale dhe në bashkëpunim me strukturat drejtuese të degëve të partisë në rreth, pritet të mbajnë takime të veçanta për t’i uruar njeri-tjetrit, por edhe anëtarësisë gëzuar ditëlindjen e partisë. Mësohet se janë marrë masat e duhura që deputetët dhe drejtuesit e partisë në bazë të bëjnë përshëndetjet e rastit, ku natyrisht më pas janë parashikuar të mbahen edhe kokteje të rastit. Natyrisht, ky është një moment i mirë që në këto takime deputetët dhe krerët lokal të PS-së të falënderojnë edhe mbështetësit e tyre për përpjekjet dhe mbështetjen që i kanë dhënë partisë në këto 19 vite, por, në veçanti, në 10 muajt e fundit, ku beteja për votën e lirë është kthyer në një kauzë jetike për këtë forcë.

Darka në Lezhë

Më pas, një pjesë e mirë deputetëve socialistë do të lënë rrethet e tyre për t’iu drejtuar Lezhës, ku natyrisht për këtë ditë është menduar të bëhet edhe një organizim i veçantë për të kujtuar dhe respektuar kontributin e dhënë nga të gjithë socialistët që nga themelimi dhe shndërrimi i kësaj force në promotore të zhvillimit, pse jo për shumë vite dhe qeverisjes së vendit. Për organizimin e kësaj mbrëmje festive janë kujdesur strukturat lokale të partisë për Lezhën në bashkëpunim me partinë në qendër. Festa faktikisht do të nisë në orën 19:00, ku kreu socialist, Edi Rama, në kuadër edhe të turit të tij të falënderimeve do të zhvillojë një takim të gjerë me bazën e partisë, gjatë së cilit nuk do mungojnë edhe urimet për përvjetorin e 19-të të themelimit të partisë. Pas këtij takimi, deputetët dhe krerët e PS-së së qarkut Lezhë kanë menduar edhe për një darkë që do t’i kushtohet pikërisht ditës së themelimit të partisë.

Megjithëse nuk ka pasur ftesa të veçanta, organizatorët e kësaj darke kanë konfirmuar se nuk përjashtohet edhe ndonjë surprizë që është menduar të bëhet me këtë rast. Ndryshe nga një vit më parë ku PS-ja luftonte për të marrë votat e shqiptarëve, 19-vjetori e gjen në një betejë tjetër që sërish ka lidhje me votën, por kësaj here vetëm për të bërë transparencën e saj. Ditëlindjen e 18-të Partia Socialiste e festoi vjet në një takim elektoral në Kodrat e Liqenit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress