Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Njoftime Falas » Thenie Dashurie

Thenie Dashurie

Thenie Dashurie

Shiko thenie dashurie nga njerez te famshem, sms dashurie online, dedikime te bukura per dashurine nga njerez te shquar falas ne internet.

Thenie dashurie nga njerez te famshem

Mos provo asnjëherë një dashuri që s’e ndjen, sepse dashurinë s’e komandojmë dot!
Autori: Alan WATTS

Mbase ndjenjat që përjetojmë kur jemi të dashuruar pasqyrojnë një gjendje normale. Të jeni të dashuruar tregon se si duhet të jetë një njeri në të vërtetë.
Autori: Anton CHEKHOV (1860 – 1904)

T’i kesh frikën dashurisë do të thotë t’i keshë frikën jetës, dhe ata që i frigohen jetës janë tre pjesë të vdekur.
Autori: Bertrand RUSSELL (1872 – 1970), Martesa dhe morali (1929)

Dashuria s’mjafton. Duhet të jetë themeli, gurthemeli – por në asnjë mënyrë struktura e tërë. Është shumë e lakueshme, shumë e butë.
Autori: Bette DAVIS (1908 – 1989)

Pastërtia e mendjes do të thotë çiltërsi e pasionit, prandaj një mendje e pastër dashuron nxehtësisht dhe sheh qartë atë që do.
Autori: Blaise PASCAL (1623 – 1961)

Takimi i dy personaliteteve është si një kontakt i dy substancave kimike: nëse ka reaksion, të dyja transformohen.
Autori: Carl JUNG (1875 – 1961)

Të duash dhe të të duan do të thotë të ndjesh diellin nga të dyja anët.
Autori: David VISCOTT Si të jetosh me një person tjetër, 1974

Çdo dashuri që s’ka shoqërinë si pikënisje është si një mur i ndërtuar në rërë.
Autori: Ella W. WILCOX

Gjithmonë ka ca çmenduri në dashuri. Por poashtu gjithmonë ka ndonjë arsye në çmenduri.
Autori: Friedrich NIETZSCHE

Dashuria është triumfi i imagjinatës mbi inteligjencën.
Autori: H.L. MENCKEN

Ilaçi i vetëm i dashurisë është të dashurosh më shumë.
Autori: Henry David THOREAU

Pasioni e bën botën të rrotullohet. Dashuria vetëm e bën një vend më të sigurtë.
Autori: ICE T

Një fjalë na çliron nga të gjithë barrat dhe dhimbjet e jetës: ajo fjalë është “dashuria”.
Autori: SOFOKLIU

Dashuria ose është ose s’është! S’ekziston gjë e tillë si “dashuri e pakët”
Autori: Toni MORRISON (1931 -) Beloved

Dashuria s’është vendim. Është një ndjenjë. Sikur të mundnim të vendosim kë të duam do ishtë shumë më thjeshtë por shumë më pak magjike.
Autori: Trey PARKER dhe Matt STONE, South Park, Chef Aid, 1998

Duaji të gjithë, beso vetëm disa. Askujt mos i bëj keq.
Autori: William SHAKESPEARE (1564 – 1616),”All’s Well That Ends Well”

Mosha s’ju mbron nga dashuria, por dashuria, deri diku, ju mbron nga mosha.
Autori: Jeanne MOREAU

Pjesa më e dhimbshme e një dashurie është t’i falni gabimet njëri-tjetrit.
Autori: John SHEFFIELD

Thenie te tjera per dashurine:

Tërë gjithësia e shkrirë në një qenie – kjo quhet dashuri.

Tërë një libër në një fjalë, i tërë oqeani në një pikë loti, shtatë palë qiell në një shikim, fortunë në një ofshamë, rrufe në një prekje, njëmijë vjet në një çast! Kjo është dashuria.

Dashuria është romani i zemrës.

Nëqoftëse drita është dashuria e parë e jetës, athua a është dashuria drita e zemrës ?

Dashuria është pëlhurë që e thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje!

Dashuria është zjarr, flaka e të cilës i djeg të gjitha vështirësitë e njerëzimit.

Të dashurosh, edhe më keq të mos dashurosh, por më së vështiri është ta gjesh atë që të do!

Dashuria është poet i madh i cili kurrë nuk e sheh të dashurin ashtu siç është, por ashtu siç dëshiron të jetë.

Nëse nuk të ka prekur dashuria, je duke ecur nëpër terr.

Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë.

Zemra është pasuri, që as nuk shitet, as nuk blehet por dhurohet.

Dashuria nuk mund të jetë e thellë, nëqoftëse nuk është e pastër.

Dashuria e përhershme është xhevahir, i cili ka nevojë për kuti të artë.

Dashuria shndërrohet në shkallë të arta nëpër të cilat zemra ngjitet deri në qiell.

Dashuria është det, gjithkush mund të zhytet, por ai që s’din t’notoj, mund edhe të mbytet!

– Dashuria është e verbër, ç’menduria e përcjell!!

– Dashuria është një kopsht me lule nëse hyn aty dije se u ngule!!

– Dashuria është një thesar i humbur që kërkohet nga njerzimi, i cili neve na kujton, pse ja vlenë me jetu! I cili neve njerizimit na bënë të qmendemi nëse ne atë e fitojmë apo e humbim.

– “Dashuria e papjekur thotë: “Të dua sepse kam nevojë për ty”, dashuria e pjekur thotë: “Kam nevojë për ty sepse të dua”.

– Dashuri mundet të jap vetëm ai që dashuron!

– Dashuri, një emer, emer që të therë në zemer që kur përmendet emri i saj lotët rrjedhin e vuajtja s’ka skaj.

– Dashuria e vërtetë është kur zemra dhe mendja jote thonë të njëjten gjë!

– Emer që duhet më shumë se vetvetja emer që e din e ç’është e vërteta, që të benë njëmijë vjet të jetosh e të benë ç’do gjë ta gëzosh! Dashuria!

– Nëse më do me lerë të qetë që ta vërtetoj se a të dua me të vërtetë, e nëse kujton se më ke fituar ky është një mendim i yti i gabuar.

– Dikur desha dikend, dhe ndoshta do ta dua, por si dikur dikend, asnjëherë askend. Edhe pse nuk jemi bashkë, ende të dua dhe gjithë do të dua.

– Gjithçka që dëshiroja netë dhe ditë të tëra, ishte të të dashuroja me gjithë fuqinë e qenies sime. Lutesha që të pranoje të qëndroje pranë meje deri në fund të jetës sime.

– Për mua e vetmja në jetë, në zemrën time, e kaluar, ajo që e deshta me të vërtetë. Mos mendo se për ty poezia ime ka marrë fund, sepse fundi nuk i vjen kurrë edhe nëse ty s’të takoj askund. Do të vazhdoj të shkruaj deri në fundin e kësaj bote dhe nuk do të harroj kurrë si më mashtroi dashuria jote.

– I shkruaj asaj që kurr nuk e takova, asaj që në zemër ende e mbaj dhe që nga fillimi e dashurova. I shkruaj zërit që kurr se dëgjova, dashurisë që mbet vetëm në mendje, asaj që vetëm e ënderrova.

– I shkruaj një femre që e dua shumë, i shkruaj i shkruaj, doren s’mund ta ndalë, i shkruaj në megjes, ditën, në mbrëmje, në mesnatë, i shkruaj dhe kur jam në gjumë. I shkruaj pa zemër se zemrën time e ka ajo të falur nga unë .

– I shkruaj në letra, por kujt nuk e di, Enigmes, ënderres që në foto se pashë, i shkruaj asaj për të cilen mbaj zi, i shkruaj asaj që në të, në dashuri rashë.

– I shkruaj zemrës që mundohem ta përvetsoj, asaj të cilës dashurinë që kam ndaj saj nuk din ta kuptojë.

– Më kujto edhe kur të thojnë se nuk jam gjall, mos harro se as guri s’kishte plas ma parë. Më thuaj një herë se kotë nuk ishte krejt ky vajtim , mos harro se ti je e vetmja lumturi në shpirtin tim.

– Mos lejo që të behem i dashurisë, edhe një viktim , më thuajë një herë, se më don sa të dua shpirti im. Mos mendo se edhe nëse me Ty nuk jam, më beso se vetëm ty të deshta, me zemër të them!

– Edhe pse thonë se koha hakmerret me harresë ndaj kujtimeve, dashuria ime për ty kurr nuk do të zbehet. Dhimbje e madhe për mua do të ishte t’i harroj ditët më të lumtura të jetës sime.

– Kam kërkuar një njeri si ti pjesën më të madhe të jetës sime, por ishte shumë vështirë ta gjeja. Dhe befasisht u ktheva, dhe ti ishe aty.

– Kur të bie shi, dil nga shtëpia dhe leri pikat që bien të të prekin, janë puthjet e dashurisë që prej shumë kohesh kam dashur të t’i jap.

– Çka të shkruaj kur s’kam as fjalë, nuk kam as zemër, se të gjitha ti kam falë!

– Lulet nuk mi pranove, tani më ke zemëruar, këtë gjest do ta kuptojë se dashurinë time ke refuzuar!

– Bie të fle, tek ti mendoj, në enderrat e gjumit ty të shikoj, zgjohem në mëngjes ty të imagjinoj, për tërë jetën ty të dashurojë.

– Do desha të isha një pikë loti që të lindja në syte e tu, të jetoja në faqet e tua dhe të vdisja mbi buzët e tua.

– Dy pika lot’ për dashuri, dy zemra që ndodhen ende në vetmi,dy zemra të arta, dy zemra të zjarrta, e duan njëra tjetrën edhe pse jan të larta !

– Ç’të them tjetër ,tash përveç se mendo mirë. Më lër të iki nëse të pengoj ose : Të dua ,më thuaj.

– Çdo ditë po vdes nga pak, se dhemjen e kam afër e ty të kam larg. Kam prit e nuk ke ardhë, pse s’më vrave ti, po më le të gjallë. Vonë është, vonë është për të qar, vonë është për të qesh, vonë është përseri pran meje të jesh!

– Jetoj si në parajsë, në një botë krejt tjetër, nuk di se ç’bëj, nuk di nga shkoj. Gjithmon një buzëqeshje më përkëdhel krejt fytyrën kur kujtoj syt e tu. A nuk e vën re o e dashur se sa i dashuruar jam pas teje?

– Kur më dhe dashurine zbulova jetën, kur të dhashë vetën time zbulova lumturinë.

– Mbi detin e qet lundronte një flet . Mbi të shkruante të dua për jetë!

– Merre zemren time të shkret mbyte me durë tua pastaj knaqu në këtë botë se më s’të them të dua! Se kjo zemër veç për ty ka rrah dikur, por ti këtë se kuptove kurrë!!

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress