Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Ulja e normes se interesit

Ulja e normes se interesit

Ulja e normes se interesit

Pas vendimit të shpejtë të Bankës së Shqipërisë për uljen e normes së interesit, drejtori i përgjithshem i bankës më të madhe në Shqipëri, “Raiffeisen”, u shpreh në përkrahje të këtij vendimi.

“Çdo vendim për uljen e normës së interesit është i mirë në përgjithësi, ndihmon ekonomine dhe ndihmon kreditimin në monedhën vendase. Sigurisht, kjo lidhet me kontekstin e krizes, por edhe në thelb, ulja e normës së interesit ndihmon ekonomitë e vendeve”, u shpreh Christian Canacaris, kreu i bankës austriake në vendin tonë.

Ulja e normes se interesit

Por, a mund te ishte ulja më e madhe dhe më e shpejtë? “Nuk mund të marr rolin e guvernatorit të Bankes së Shqiperise, Zotit Fullani, pasi sigurisht ai ka me shume te dhena makro-ekonomike për të marrë ne kosiderate per kete vendim dhe e kam të pamundur t’iu jap një përgjigje të qartë. Nuk di te them nese ky vendim ishte apo jo ne kohen e duhur , por çdo vendim qe banka ka marre me pare per uljen e normes se interesit ka rezultuar efeketiv”.

Nje nga rreziqet me te cilat Shqiperia po perballet eshte mundesia e tkurrjes se kreditimit nga bankat per shkak te rregullave te reja te Komisionit Europian apo edhe atyre te vendosura se fundmi nga Banka e Shqiperise. Por, Zoti Canakaris nuk parashikon efekte negative.

Nuk do te kete asnje ndikim ne uljen e kreditimit. Por, nga ana tjeter mendoj se keto jane rregulla te vendosura ne kohen e duhur sepse Banka e Shqiperise duhet te kete kontroll mbi bankat e tjera dhe kjo do te thote me shume kapital per bankat dhe rrjedhimisht edhe me shume kreditim”, argumentoi ai.

”Banka jone do te do te vazhdoje kreditimin sepse pa te nuk mund te kete rritje ekonomike, por mund te them se per te vazhduara kreditimin ne na duhen kliente te mire, per koorporatat na duhen projekte te mira dhe per individet ne mund te japim kredi por ata duhet te kene kapacitete paguese. Kriteret qe ne perdorim per te kredituar aktualisht nuk ndryshojne, pra nuk jane me te forta, jane te njeta si edhe me pare te cilat ka perdorur. Me lejoni te kujtoj se ne vitin 2008, ne kemi patur nje krize ne Europe dhe qe nga ai vit ne kemi përshtatur kriteret e reja të rrezikut, prandaj rregullat e reja nuk sjellin ndonjë ndryshim”, shtoi Canacaris.

Duke bere nje vleresim te pergjithshem te situates ekonomike ne Shqiperi, Canacaris tha se “Raiffeisen” parashikon nje rritje ekonomike, qe megjithese do te jete me e ulet sesa pritej, do të mbetet pozitive. (Top Channel / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress