Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Unikkatil mposht Noizy’n?

Unikkatil mposht Noizy'n?

Unikkatil mposht Noizy'n?

Dy prej repereve me rivalitetin më të madh në industrinë muzikore shqiptare, Unikkatil dhe Noizy përpos që ndeshen me anë të këngëve të tyre, poashtu përplasen edhe sa u përket klikimeve në YouTube.

Se Unikkatil vazhdon të mbetet mbreti shqiptar i repit, përkundër pushimit të gjatë pa album, e vërteton fakti se faqja e parë në Youtube me këngët e tij pa videoklipe ka hiç më pak se 10 milionë klikime.

Unikkatil mposht Noizy’n?

Në krahasim me reperin shqiptar Noizy, i cili ka vetëm 4 milionë klikime në faqen e parë të YouTube te këngët pa videoklipe, padyshim se kjo përbën një fitore të madhe për reperin e ‘labelit’ TBA.

Paprekshmërinë e Unikkatilit në skenën e repit e konfirmon më tej fakti se reperi i TBA nuk ka shfrytëzuar ndonjë formë tjetër të promovimit të këngëve të tij pos internetit, pasi që të gjitha hitet e tij janë të censuara, kurse rivali i tij Noizy ka shfrytëzuar të gjitha resurset për promovimin e këngëve të tij. (Telegrafi / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress