Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Aktualitet » Universitetet, miratohen kuotat e pranimit 2012-2013

universitetet kuotat pranimit 2012 300x150 Universitetet, miratohen kuotat e pranimit 2012 2013

Universitetet, miratohen kuotat e pranimit 2012-2013

Qeveria ka miratuar sot kuotat për pranimet në universitete për vitin akademik 2012-2013, ndërkohë që kundërshtoi kërkesën e universiteteve për rritjen e tarifës së shkollimi.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, në të cilin kryeministri Berisha e ka quajtur kërkesën për rritje të tarifës së shkollimit në kundërshtim me “zotimin solemn” të qeverisë për mosrritjen e tarifave.

Universitetet, miratohen kuotat e pranimit 2012-2013

Universitetet, kryesisht ato në rrethe, kanë kërkuar në mënyrë insistuese rritjen krahas kuotave, edhe të tarifave për studentët. Madje është kërkuar dyfishimi i tarifës.

I kërkova Ministrit të Arsimit ta diskutojë edhe një herë me universitetet se rritja e tarifave është absolutisht e papranueshme. Natyrisht pranojmë rritjen e tyre sa është inflacioni, por rritje tjetër nuk mund të ketë.

Zoti Ministër duhet të informosh rektoratet e universiteteve që të mos presin që qeveria të miratojë rritje të tarifave. Kjo qeveri nuk do të miratojë rritje tjetër të tarifave, për sa kohë do ta votojnë qytetarët shqiptarë. Të rrisësh tarifat nga 160 mijë në 330 mijë është një rritje e papranueshme, por ato do të rriten aq sa është inflacioni. Tarifat e propozuara nuk i përshtaten Shqipërisë, por edhe zotimit solemn të kësaj qeverie që nuk rrit tarifat”- tha Berisha.

Kuotat totale të propozuara në institucionet e arsimit të lartë publik për studimet e ciklit të parë me kohë të plotë në vitin akademik 2012-2013 janë 27 647 studentë. Rreth 70% e maturantëve përfitojnë vende studimi me kohë të plotë në universitetet publike. (Panorama / Lezha.eu)

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2013 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress